Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reportazh/ Kanioni I Tiranës, Pasuria Natyrore E Njohur Pak Nga Turistët
English

Reportazh/ Kanioni I Tiranës, Pasuria Natyrore E Njohur Pak Nga Turistët

TIRANË, 5 Korrik /ATSH- Edmond Prifti/.- Kur temperatura në kryeqytet i afrohet orës më pik të ditës, ajo shkon deri në 40 gradë. E atëherë, njerëzit mundojnë të gjejnë hidratimin nën hijen e pemëve apo nën ftohjen e kondicionerëve. Ndër "të vetmet shpëtime" të të rinjve në fundjavë janë shpesh kafet rutinë "të ish-Bllokut", një vajtje zhurmuese deri në Durrësin e mbipopulluar, apo ndonjë pishinë me ujë të vakët, që nuk i dihet se kur është ndërruar për herë të fundit. E kështu, në mes të këtij miksti argëtimi veror, disa të rinj kanë gjetur alternativa të tjera, krejt të ndryshme. Aventurë, udhëtim përmes kanionit, vaska hidromasazhi me ujë burimi të kulluar i përzierë më tej me baltën argjilore të sjellë përtej vargmalit Krujë-Dajt, nga Lumi i Brrarit. Të gjitha këto mund të realizohen në se shpirti i aventurës bashkohet me pasionin e të eksploruarit të vendeve dhe mrekullive që ofron natyra shqiptare. E më pas, të gjithëve atyre që s'morën pjesë u vjen paksa çudi, e mbase përzierë me xhelozi që pushimet e një fundjave bëhen edhe kësisoj... dhe e gjitha kjo ndodh vetëm në më pak se 15 kilometra larg Tiranës. Këto ishin disa prej kënaqësive të një dite zhuritëse të 4 Korrikut, kur temperatura jashtë i kalonte 33 gradët, në kanionin e lumit të Brrarit futja në ujë fillimisht të rrëqethte trupin, nga ftohtësia e burimeve të ujërave nëntokësore. Me dhjetëra të rinj provuan kësisoj një "mëngjes dhe pasdite ndryshe" të një diele kryeqytetase, duke iu bashkuar një grupi alpinistësh profesionistë, e së bashku eksploruan për më se 2 orë kanionin e Lumit të Brrarit, në të ashtuquajturin term teknik: Kanioning. Vendndodhja Vendi, njihet ndryshe nga tiranasit e vjetër si Shkallët e Tujanit. Rruga për të shkruar deri atje, vijon të tatëpjetën në rrugën e Tufinës, e cila ndërpritet nga asfalti i shtruar deri në ish-Uzinën e Tankeve. Më tej në një terren të vështirë rruga kalon vende-vende me mbi 1000 metra sipër kanionit, në kthesa të vështira e shpesh herë me gropa. Në disa segmente të saj, duken ende shenjat e asfaltit të dikurshëm, por që banorët e zonës thonë se "rruga nuk është shtruar që nga koha e komunizmit". Organizuesit Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit, Jani Ziso, i pranishëm në këtë udhëtim përmes kanionit, thotë se "ka nën organizim 14 klube ne gjithë Shqipërinë". Një nga klubet e saj është "High Albania Mountain", stafi i së cilëve organizon për të rinjtë e Tiranës e për ata që dashurojnë natyrën, çdo fundjavë aktivitete të këtij lloji. Ziso thotë ndër të tjerash për ATSH-në se, "çdo fundjavë Klubi "High Albania Mountain", organizon ekskursione të kësaj natyre, por pak më të bukura e më të vështira në Theth dhe Valbonë". Isidori, një i ri që për herë të parë mori pjesë një aktivitet të tillë shprehet pas kësaj aventure se, "sapo përfunduam një eksperiencë të këndshme në lumin e Brrarit; një eksperiencë krejt ndryshe nga çdo gjë tjetër. Krejt ndryshe nga ajo monotonia e zakonshme e Tiranës. Kemi bërë një udhëtim për gati tre orë përmes kanionit. E në fund, një organizim "alla shqiptarçe" me qofte zgarre dhe djathë fshati". Fisnik Muça, një nga drejtuesit e Klubit "High Albania Mountain", thekson se "Kanioni i Lumit të Tiranës është një ndër më të bukurat rreth e përqark kryeqytetit. Pjesëmarrja kaloi parashikimet tona. Afërsisht 100 vetë, madje pjesa më e madhe, femra", thotë ai. Më pas, Muça ka shpjeguar edhe termin "kanioning", për të cilin ai thotë që është ecje e lirë në kanion. "Jemi goxha të kënaqur që prej një viti e gjysmë po organizojmë me sukses këto udhëtime". Por shton më tej se "këto lloj aktivitetesh jo të gjithë i pëlqejnë. Njerëzit po përgjigjen pozitivisht. Qëllimi jonë është rikrijimi i traditës së dikurshme i së shkuarit në mal, apo pranë natyrës, pasi në përgjithësi shqiptarët mendojnë për detin e si ti kalojnë atje pushimet, ndërsa ne po i ofrojmë një alternativë krejt ndryshe". Më shumë se një mrekulli e natyrës Lumi i Brrarit, apo Lumi i Tiranës, siç njihet ndryshe, kalon përmes shkëmbinjve argjilorë e të thepisur duke formuar një kanion të ngushtë, që gjarpëron përposhtë "rrënojave" të dikurshme të rrugës së Arbrit. Panorama e mrekullueshme që shpaloset shihet nga rruga rurale, e cila vende-vende kalon mbi 1000 metra mbi grykën e malit. Gryka e ngushtë e Tujanit është e krijuar nga shkëmbinjtë gëlqerorë, ndërsa kanioni i Lumit të Brrarit veçon Malin e Dajtit nga Mali i Priskës së Vogël në lartësinë 1241 metra. Për sa i përket pasurive karstike, ajo është një nga zonat më të pasura të Tiranës me dukuri të tilla, ku edhe ndodhen disa shpella të formuara miliona vite më parë. Vendi bën pjesë në Komunën e Dajtit dhe shtrihet nga Shkalla e Tujanit në veri-perëndim deri te Qafa e Priskës në jug-lindje, në një gjatësi 8 kilometra dhe gjerësi 5 kilometra. Me gjithë këto mrekulli të natyrës dhe shumë pranë kryeqytetit, guidat turistike nuk përmendin Kanionin e Lumit të Brrarit. Që të flasësh për këtë vend të quajtur nga vendasit "Shkallët e Tujanit", e të përmendësh vetëm për bukurinë natyrore, nuk duhet harruar balta karakteristike me ngjyrë të errët (ose ndryshe "Balta e zezë") për vetitë e saj kuruese mbi lëkurën, e cila vjen së bashku me rrjedhën e Lumit të Brrarit. Rruga rurale nuk është në gjendje të mirë, por banorët e kësaj zone nuk janë pesimistë, pasi rruga aktuale ndjek Rrugën e Arbrit dhe thuhet se ajo do jetë ndër rrugët e para, që do t'i kushtohet rëndësi tashmë, pas mbarimit të autostradës veriore Durrës-Kukës, duke lidhur kësisoj qendrën e Shqipërisë me krahinat e tjera veriore./n.m/
KOMENTE