English

Rumani - 10 Të Vdekur Pas Rrëzimit Të Një Avioni Stërvitor

BUKURESHT, 5 korrik /ATSH-AGERPRES/ - Të paktën 10 persona humbën jetën pas një aksidenti ajror në aerodromin e Tuzlas, në juglindje të kontesë së Konstancës. Shërbimi ambulator i kësaj konteje njoftoi se janë 10 viktima dhe tre të plagosur, një prej të cilëve në koma. Njoftimet e para që vijnë nga Inspektoriati i Emergjencave në Dobrogea thonë se avioni tip ''Antonov 2'' mori flakë sapo u ngrit nga toka për ushtrime stërvitore, përfshirë edhe parashutistë. Të paktën tetë ambulanca dhe disa zjarrfikëse ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes./ a.jor.
KOMENTE