English

Sarkozy Përshëndet Zgjedhjen E Komorowskit Në Postin E Presidentit Të Polonisë

PARIS, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy përshëndeti sot zgjedhjen e liberalit Bronislaw Komorowski në krye të presidencës në Poloni duke shprehur bindjen se kjo do t'i mundësojë vendit të afirmojë sërish rolin e tij në Evropë, përmes një telegrami urimi të publikuar nga Pallati Elize. "Bashkimi Evropian e ka mirëpritur vendin tuaj që prej vitesh. Jam i bindur se nën drejtimin tuaj, Polonia, kryesisht me rastin e marrjes së presidencës së BE-së në gjashtëmujorin e dytë të 2011, të afirmojë më tej rolin e saj në Evropë", shkruante Sarkozy. Kreu i shtetit u shpreh po ashtu i bindur se Franca dhe Polonia "do të vazhdojnë dhe do të thellojnë bashkëpunimin bilateral" dhe se dëshironte "dialog personal të rregullt" me homologun e tij, të cilin e ftoi në Paris "për një vizitë në datën më të afërt të mundshme"./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE