Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkëmbim territoresh?! Më gjakftohtë, më gjakftohtë!
English

Shkëmbim territoresh?! Më gjakftohtë, më gjakftohtë!

Në çdo veprimtari ka parime mbi të cilat mbështetet zhvillimi i saj. Sidomos politika duhet të ketë parime. Edhe për shkëmbim të territoreve duhet të bazohemi në disa parime. Madje kur është fjala për shkëmbim, ekziston edhe një parim më i përgjithshëm: mund të shkëmbesh diçka me dikë vetëm atëherë, kur ai dikushi ta njeh si tënden atë që do ta shkëmbejë me ty

Shukri Klinaku*

Rrëmuja aktuale

Deri më tani shqiptarët ishin ata që kërkonin më shumë të drejta dhe luftonin për liri nga fqinjët e tyre uzurpatorë. Për një moment, nga Serbia erdhi një sinjal (nuk është me rëndësi sa është i fortë dhe sa është i vërtetë) për shkëmbim territoresh me Republikën e Kosovës dhe u bë një rrëmujë e vërtetë. Madje, pos tjerëve, edhe një politikan shqiptar nga Presheva tha: “Jo, nuk bën të shkëmbehen territoret!”.

Gjaknxehtësia, poltronizmi dhe “largpamësia” në kutinë e Pandorës

Në reagimet e politikanëve shqiptarë lidhur me shkëmbimin e territoreve u vërejt një gjaknxehtësi, poltronizëm dhe te dikush edhe “largpamësi” që u shpreh me një kuti të njëfarë Pandore. Gjaknxehtësia u vërejt te politikanët në pushtet, se druajnë që me çdo ndryshim e humbin atë pushtet. Poltronizmi u vërejt te të gjithë ata që e refuzuan këtë ide me shpejtësi, sepse me këtë qëndrim ata përsëritën mësimin që ua dhanë mentorët e tyre. Nëse dikush nga këta politikanë i ka thënë jo shkëmbimit të territoreve me mendjen e vet, atëherë ai duhet të ulet dhe t’i rishikojë mirë hartat dhe historinë e shqiptarëve dhe fqinjëve përreth tyre. Ndryshe, është shumë e habitshme për mendjen e pastër: si është e mundshme që shqiptarët të jenë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan?!

Pse është e mundshme që serbët të kërkojnë shkëmbim territoresh sot?

Shqiptarët e njohin politikën shoviniste të pushteteve serbe tash e shekuj më parë. Mirëpo, pas luftës së fundit të shqiptarëve dhe pas pavarësimit të Mali të Zi dhe Maqedonisë konflikti shqiptaro-serb erdhi dhe u thjeshtua shumë. Duke qenë se shqiptarët tanimë nuk mund të flasim për Sanxhakun e Nishit dhe Novi Pazarin, dhe as serbët nuk mund të flasin për Kosovën si tokë të shenjtë serbe, atëherë problemi është te tri komunat shqiptare nën Republikën e Serbisë dhe tri komunat serbe nën Republikën e Kosovës. Serbët përbrenda territorit të Kosovës janë duke u rehatuar. Madje, ata problem i ka bërë artificialisht politika (vendore dhe ajo ndërkombëtare).

Tash politika e shtetit serb (pozita dhe opozita) ka qëndrim - shumë të afishuar - për mosnjohje të Republikës së Kosovës. Me dhunë nuk mund ta zgjidhë çështjen, sikurse e zgjidhte para vitit 1998. Në anën tjetër, Serbia pretendon hyrjen në BE. Mirëpo, BE-ja sigurisht se nuk mund të pranojë një shtet që nuk i njeh (apo nuk i kontrollon) kufijtë e vet. Prandaj, pushteti serb në këtë gjendje, i zënë në lak nga qëndrimet e veta dhe nga dëshira për hyrje në BE, mund të nxjerrë ide nga porta të ndryshme për ta provokuar gjendjen. Provokimi është në të gjitha drejtimet, por më i vogli është në drejtim të shqiptarëve. Pra, me këtë pushteti serb do ta provokojë opinionin serb dhe atë ndërkombëtar, në mënyrë që të nxjerrë diçka në favor të ndryshimit të qëndrimit të vet steril të tanishëm: se kurrë nuk do ta njohin Republikën e Kosovës.

Gjakftohtësia dhe dobia

Sinjali për shkëmbim territoresh nga ana e Serbisë do të duhej ta ketë një përgjigje gjakftohtë nga ana e shqiptarëve. Mund dhe duhet ta ketë një përgjigje të tillë edhe në qoftë se ky sinjal është gënjeshtër, edhe në qoftë se ky sinjal është i dobët, në fund, edhe në qoftë se ky sinjal është provokim.

Në çdo veprimtari ka parime mbi të cilat mbështetet zhvillimi i saj. Sidomos politika duhet të ketë parime. Edhe për shkëmbim të territoreve duhet të bazohemi në disa parime. Madje kur është fjala për shkëmbim, ekziston edhe një parim më i përgjithshëm: mund të shkëmbesh diçka me dikë vetëm atëherë, kur ai dikushi ta njeh si tënden atë që do ta shkëmbejë me ty. Pra, ku ta marrim ne që serbët të kërkojnë të shkëmbejnë territore me Republikën e Kosovës. Kjo është shumë e dobishme, në radhë të parë për njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Republikës së Serbisë.

Si përfundim, konsideroj që shqiptarët duhet t’i qasen kësaj çështjeje mbi këto tri parime:

I pari, njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia në kufijtë aktualë të Kosovës.

I dyti, pajtimi i Serbisë dhe Kosovës me parimin e reciprocitetit (ato të drejta që i gëzojnë serbët e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit t’i gëzojnë edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit).

I treti, shkëmbimi i territoreve në dobi të zgjidhjes së përhershme të konfliktit shqiptaro-serb mund të bëhet. Për këtë hapen negociata dhe vendosen parimet. Shkëmbimi pason atëherë kur të dy palët pajtohen me parimet.

(*) Dërguar nga autori, anëtar i KP të Lëvizjes për Bashkim, pikëpamjet e shprehura janë personale

KOMENTE