Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthimi në Mitrovicë, KMDLNj:Politizimi, pretekst për përshkallëzimin e situatës
English

Shpërthimi në Mitrovicë, KMDLNj:Politizimi, pretekst për përshkallëzimin e situatës

Mitrovicë, 5 korrik, NOA – Lidhur me shpërthimin e pak ditëve më parë në Mitrovicë ku gjeti vdekjen një serb dhe disa protestues të tjerë u plagosën, reagoi sot Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut duke deklaruar se politizimi i çështjes është një pretekst më shumë për të destabilizuar situatën në qytetin verior të Kosovës.

KMDLNj kish tërhequr vëmendjen qysh më parë për situatën e tensionuar që sipas këshillit pritet të ketë ndërlikime të reja për shkak të mosfunksionimit të ligjit, përjashtimit të institucioneve të Kosovës nga veriu i saj, mosgatishmërisë dhe mungesës së vullnetit politik të ndërkombëtarëve që atje të vendoset rendi dhe ligji, si dhe ndërhyrjes së vazhdueshme të Serbisë, e cila jep kontributin e saj që dhuna të mbetet mundësia kyçe për zgjidhjen e problemeve.

Një tjetër shkak është edhe përqendrimi i kriminelëve në këtë pjesë të Kosovës, që aktualisht administrohet nga Serbia.

KMDLNj, thekson në reagimin e saj për mediat se qytetarët e Mitrovicës kanë të drejtë të protestojnë, por në mënyrë paqësore.

Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut shprehu keqardhje për vdekjen tragjike të dr. Xhekoviqit dhe lëndimin 10 protestuesve serbë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Por, këshilli i vlerëson të qëllimshme deklarimet e menjëhershme, të politikanëve të Serbisë, por edhe të atyre të Kosovës, të cilat i vlerëson si deklarime politike me qëllime të tjera, që sipas KMDELNj vetëm rëndojnë situatën, e cila mund të prodhojë dhunë me pasoja të paparashikueshme.

KMDLNj kërkoi nga policia të hetohet ngjarja dhe të dënohen fajtorët, gjithashtu kërkon nga politikanët përgjegjës që të zbusin retorikën e tyre, e të mos akuzojnë askënd në fazën e hetimeve.

Ndër të tjera KMDLNj, thekson se ngritja e këtij incidenti në nivel aq të lartë siç është diskutimi para Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndikon në politizimin e rastit dhe inkurajimin e ekstremistëve, për destabilizimin e situatës në Mitrovicë.

mit/NOA
KOMENTE