English

Vlorë: "Flamurtari", Në Pritje Të Memellit

VLORË, 5 korrik /ATSH-H.Koçi/ - Golashënuesi më i mirë i "Flamurtarit në sezonin e kaluar, Memelli, pritet të jetë sërish në formacionin e kësaj skuadre për periudhën 2010-2011. Shefi i Klubit të Futbollit "Flamurtari", Geri Çipi, tha për ATSH-në se, është bërë ftesa dhe pritet konfirmimi i Memellit për nënshkrimin e kontratës. "Kemi bërë negociatat dhe kemi dërguar zyrtarisht edhe ftesën dhe presim konfirmimin e Memellit, që ne shpresojmë të realizohet në ditët në vijim", theksoi Çipi. Ai tha se, me përfshirjen e lojtarit të njohur në rradhët e skuadrës, "Flamurtari" konsolidohet në repartin e sulmit që është mjaft i rëndësishëm në funksion të plotësimit të objektivave për sezonin e ardhshëm. Pak ditë më parë, skuadra vlonjate realizoi blerjen e Xhafës dhe Devollit, duke forcuar mjaft repartin e mesit të fushës. Aktualisht, merkatoja e verës për "Flamurtarin" nuk ka mbaruar ende. Sipas Çipit, gjatë këtyre ditëve pritet konfirmimi edhe për 2-3 emra lojtarësh të tjerë, të cilët do të bëhen pjesë e formacionit kuqezi./ch/
KOMENTE