English

Axhenda Ndërkombëtare 6 Korrik 2010

KRYESORE --------------- CAP (Afrikë e Jugut) - Zhvillohet sot ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Botës në Futboll ''Afrikë e Jugut 2010'' Uruguai-Holandë në orën 18:30. UASHINGTON - Presidenti amerikan, Barack Obama pret kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në përpjekje për të rinisur një dialog të vështirë, pas tendosjes së dukshme që patën në takimin e kaluar në mars, si pasojë e divergjencave të lindura nga çështja e kolonizimeve. TË TJERA -------------- ANKARA/JERUSALEM - Zhvillimet pas paralajmërimit të Turqisë për ndërprerje të marrëdhënieve me Izraelin në se nuk kërkon falje për sulmin e 31 majit kundër anijes turke pjesë të flotijes së nisur me ndihma humanitare drejt Rripit të Gazës, ku mbetën të vdekur nëntë shtetas turq. - Në Helsinki, pritet një vizitë e ministrit të Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman. NJU ORLINS - Vazhdon ''lufta kundër njollës së naftës '' në Gjirin e Meksikës. KABUL - Afganistani i kërkoi sërish Islamabadit të "ndërmarrë masa serioze'' kundër "grupeve terroriste" që operojnë në rajonet fisnore pakistaneze përgjatë vijës kufitare. STRASBURG (PE) - Seancë e Parlamentit Evropian me një ndërhyrje të presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, lidhur me qeverisjen ekonomike në BE dhe zonën euro, po ashtu lidhur edhe me mbikëqyrjen për buxhetet kombëtare. NJU JORK - Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë përfundon vizitën e saj në Amerikën e Veriut me një ndalesë në Nju Jork, ku ajo do të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon. KINSHASA - Dita e dytë e zisë kombëtare pas vdekjes së 240 personave nga shpërthimi i një çisterne nafte, të premten në Sange, fshat në lindje të vendit, rajon të cilin presidenti Joseph Kabila e vizitoi dje. NAIROBI - Vizitë e presidentit brazilian, Inacio Lula da Silva i cili do të takohet me presidentin vendas Mwai Kibaki, në kuadër të një turi të tij në Afrikë. PARIS - Nis shqyrtimi nga Asambleja Kombëtare e projektligjit për ndalimin e mbulesës islamike integrale në vende publike. PAMPLONA (Spanjë) - Fillimi i festë tradicionale me dema në San Fermin, me lëshimin e tyre të famshëm dhe të rrezikshëm nëpër rrugë që vazhdon deri në 15 korrik. PARIS - Vazhdojnë sfilatat e sezonit të modës ''haute couture'' vjeshtë-dimër 2010./ /i.p/
KOMENTE