Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banorët e Hamallajt, padi penale Bojaxhiut
English

Banorët e Hamallajt, padi penale Bojaxhiut

Durrës, 6 Korrik, NOA – Banorët e Hamallajt, të cilët janë përleshur para disa ditësh me forcat e policisë ndërtimore për prishjen e ndërtimeve të tyre pa leje, kanë paraqitur ditën e sotme një padi penale në prokurorinë e Durrësit kundër kreut të Inspektoriatit të Ndërtimit, Gjergj Bojaxhiu.

Ata e kanë konfirmuar vetë publikisht lajmin, duke bërë me dijeni se denoncimin e kanë kryer edhe ndaj forcave të policisë, të pranishme gjatë konfrontimit të tyre ndërsa tentonte të niste aksioni për prishjen e banesave pa leje.

“Kërkojmë krijimin e një komisioni hetimor parlamentar të shqyrtojë rastin e sulmit policor ndaj nesh si edhe të marrë në konsideratë faktin se përse nuk zbatohet ligji i legalizimeve në zonën tonë”, deklaruan ata lidhur me padinë kundër Bojaxhiut.

Ndërkaq, para disa ditësh, ata u përplasën me forcat policore dhe rezultuan të arrestuar 9 prej tyre, të cilëve më tej, u është komunikuar edhe masa e sigurisë

Konkretisht, gjykata e Durrësit ka vendosur burg pa afat për Albert Kukajn, 20 ditë burg për Bujar Hysën e 30 ditë burg për Pjetër Kacin të cilët akuzohen për organizim mitingjesh të paligjshme, për bllokim të rrugëve dhe pengim të qarkullimit rrugor, për goditje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë në bashkëpunim si dhe për prishje të rendit dhe të qetësisë publike. n.e/NOA

KOMENTE