English

Be Ndalon Fluturime Të Kompanisë Ajrore Iraniane "Iran Air''

BRUKSEL, 6 korrik /ATSH-MIA/ - Bashkimi Evropian përforcoi kufizimet për fluturimet mbi hapësirën e tij ajrore për aeroplanët e kompanisë iraniane "Iran Air". "Vendimi për ndalimin e aeroplanëve të kompanisë 'Iran Air' është marrë njëzëri nga anëtarët e Komisionit për Siguri ajrore për shkak të problemit lidhur me sigurinë", thuhet në njoftimin e Komisionit Europian. Në të ashtuquajturën "listë e zezë" BE-ja ka vendosur edhe kompaninë nga Surinami "Blue Wing Airline" si dhe dy kompanitë indoneziane "Metro batavia" dhe "Indonezia Air Asia". Në listën e zezë gjenden 282 kompani nga 21 shtete - Angola, Afganistani, Benini, Gaboni, Kongo, Guinea Ekuatoriale, Zambia, Indonezia, Kazakistani, Kamboxhia, Kirgistani, Liberia, Republika e Kongos, Ruanda, Sao Tome dhe Prinsipi, Suazilandi, Sierra Leone, Sudani, Surinami, Filipinet dhe Xhibuti./ a.jor.
KOMENTE