Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Botëror-Soft News/ Oktapodi Orakull Zgjedh Spanjën Fituese Të Gjysëmfinales
English

Botëror-Soft News/ Oktapodi Orakull Zgjedh Spanjën Fituese Të Gjysëmfinales

TIRANË, 6 Korrik /ATSH - Gjergji Mima/ - Oktapodi gjerman Paul, që i ka çuditur të gjithë me parashikimet tepër të sakta për të gjitha ndeshjet ku luante Gjermania, duket se këtë herë ka tradhëtuar besimin e tifozave gjermanë. Bëhet fjalë për një krijesë nënujore, që njihet si orakulli i Botërorit 2010 dhe me të drejtë, pasi zgjedhjet e tij kanë dhënë rezultatin e pritur. Oktapodi Paul parashikoi humbjen e Gjermanisë me Serbinë, fitoren me Anglinë dhe më pas me Argjentinën. Në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme Gjermani-Spanjë, ata që besojnë tek zgjedhjet e tij i janë drejtuar sërish. Por ndoshta kanë mbetur të zhgënjyer, sepse Paul, edhe pse jeton në Gjermani, ka zgjedhur si fituese të gjysmëfinales, skuadrën kundërshtare, Spanjën. Parashikimi i fundit i Paul shokoi tifozët gjermanë, të cilët u lumturuan kur panë se zgjedhja e tij e parë ishte kutia me flamurin e Gjermanisë. Por oktapodi u rikthye menjëherë tek kutia spanjolle. Oktapodi telepatik është bërë i famshëm për parashikimet e tij që në Euro 2008, ku i vetmi gabim ishte në ndeshjen finale dhe fitoren ia faturoi Gjermanisë./n.m/
KOMENTE