Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bruksel - Pack: Kosova Nuk Ndahet Edhe Nëse Serbët Krijojnë Probleme
English

Bruksel - Pack: Kosova Nuk Ndahet Edhe Nëse Serbët Krijojnë Probleme

BRUKSEL, 6 korrik /ATSH-MIA/ - Serbët e veriut të Kosovës nuk duhet të lejojnë që Beogradi t'i manipulojë dhe nuk duhet t'u besojnë premtimeve se Mitrovica, nëse përbën problem, do të mund të ndahet nga Kosova, deklaroi anëtarja e Parlamentit Evropian, Doris Pack për radion ''Evropa e Lirë''. Sipas Pack, një gjë e tillë nuk do të ndodhë. ''Përcaktimi i bashkësisë ndërkombëtare është që të mbështesë decentralizimin dhe kjo është ajo që po bën qeveria kosovare. Në zonat ku serbët përbëjnë shumicë, ata vendosin'', tha Pack. "Kjo do të mund të ishte zgjidhje edhe për Mitrovicën, por disave nuk u pëlqen. Dhe, për këtë arsye, po përpiqen që me akte individuale terroriste, të mbjellin frikë, në mënyrë që një projekt i tillë të mos realizohet", theksoi europarlamentarja./ a.jor.
KOMENTE