Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita e parë e pushimeve, mbetet pa drita mbretëreshë Elisabeta II
English

Dita e parë e pushimeve, mbetet pa drita mbretëreshë Elisabeta II

Toronto, 6 Korrik, NOA – Duket se pushimet e mbretëreshës Elisabeta II nuk kanë nisur mbarë në Kanada, pasi që ditën e parë është zhytur në errësirë të plotë.

Kjo pasi një zjarr i rënë në një stacion elektrik në Toronto ka lënë në terr disa zona të qytetit të njohur kanadez.

Mediat vendase bënë me dije se rreth 250 mijë persona mbetën pa elektricitet për më shumë se një orë, në momentet kur vapa kishte arritur pikun.

Sistemi elektrik ishte prishur, duke shkaktuar kaos në rrugë gjatë orëve të mbrëmjes, kur u fikën dhe dritat e semaforëve.

Ndërprerja e energjisë ka bërë gjithashtu që të ndalen përgatitjet për darkën zyrtare për mbretëreshën Elisabeth II, që ndodhet në qytet.

Ndërsa ajo e zgjodhi me mjaft dëshirë Kanadanë për pushime, incidenti i papritur i ka shkaktuar një shije jo dhe aq të mirë të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE