English

Gjirokastër: Bllokohen 5 Kg Lëndë Narkotike, Policia Ndalon Autorin

GJIROKASTËR, 6 Korrik/ATSH-Telnis Skuqi/ - Një sasi prej 5 kg lëndë narkotike u bllokua mbrëmë nga policia e Gjirokastrës, ndërsa një 28 vjeçar u arrestua për trafikim. Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës bëri të ditur për ATSH-në, se "28-vjeçari Roland Tanusi nga Libohova u ndalua në një banesë të improvizuar si hotel familjar në lagjen "18 shtatori", teksa po tentonte të fshinte çantën me lëndën narkotike aty pranë". Policia tha se lënda narkotike ishte ndarë në pesë pako në formë cilindrike, të mbështjella me letër natriban dhe kishte destinacion Fierin dhe Tiranën. Gjatë arrestimit të 28 vjeçarit u sekuestruan si provë matriale 100 euro dhe një celularë, të vjedhura një ditë më parë. Gjatë këtij viti drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka zhvilluar 14 operacione të koduar ku ka sekuestruar rreth 1.8 tonë mariuane dhe arrestuar në flagrancë 16 autorë./n.m/
KOMENTE