Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inuk: Ndërtimet Pa Leje Përbëjnë Vepër Penale
English

Inuk: Ndërtimet Pa Leje Përbëjnë Vepër Penale

TIRANE 6 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar e vlerësoi sot të pakuptimte kallëzimin penal ndaj INUK nga banorët posedues të objekteve të paligjshme në Hamallaj të rrethit të Durrësit. Në një deklaratë për shtyp, INUK thekson se "është një veprim i pakuptimtë, që kompromenton edhe më tej pozicionin e tyre". Ky veprim, sipas INUK, "jo vetëm nuk krijon asnjë pengesë për qëndrimin tonë të pakthyeshëm, për ekzekutimin përfundimtar të vendimeve për prishje, por njëkohësisht na inkurajon për vënien para përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve". Në Kodin Penal cdo ndërtim i paligjshëm parashikohet si vepër penale dhe përveç ndëshkimit me gjobë dhe prishjes, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Banorët e fshatit Hamallaj të Durrësit i janë drejtuar sot Prokurorisë së rrethit për të depozituar një padi penale ndaj kreut të Inspektoratit Ndërtimor, Gjergji Bojaxhi, policisë ndërtimore dhe policisë së shtetit. Më 1 korrik, banorët e këtij fshati u konfrontuan me policinë, duke kundërshtuar me forcë aksionin për prishjen e 150 ndërtimeve pa leje, duke qëlluar me mjete të forta ndaj policisë./n.m/
KOMENTE