English

Jalili: Irani I Gatshëm Në Shtator Për Negociata Gjashtëpalëshe Me Kusht

TEHERAN, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Irani është i gatshëm të rinisë në shtator negociatat me Grupin '5+1' lidhur me programin bërthamor, por kërkon një angazhim mbi objektivin për dialog, i është drejtuar kryenegociatori iranian i dosjes, Saïd Jalili shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, përmes një telegrami. "Ndërkohë që objektivi i negociatave do të jetë i qartë, Republika Islamike e Iranit (...) do të jetë e gatshme për diskutime për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe eliminimin e shqetësimeve të përbashkëta lidhur me programin bërthamor'', shkruante Jalili në telegramin drejtuar Ashton. Ashton i ka dërguar në qershor Jalilit një telegram, ku i kërkonte një rifillim të negociatave mes Iranit dhe Grupit '5+1', ku përfshihen SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Kina dhe Rusia./ /i.p/
KOMENTE