Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jezusi rishfaqet në Tokë, kapet nga Google Earth (VIDEO)
English

Jezusi rishfaqet në Tokë, kapet nga Google Earth (VIDEO)

Hungari, 7 Korrik 2010 NOA - Imazhi i fytyrës së Jezusit është shfaqur online në programin “Google Earth”. Disa përdorues, të cilët ishin duke eksploruar në vendet më të fshehta të Hungarisë, kanë konstatuar se në imazhet satelitore të tokës pranë Puspokladany dukej pikërisht ai i Krishtit.

“Unë nuk jam një person fetar - thotë 26 vjeçar, i cili bëri sinjalizimin e fotografisë - por në këtë rast është e pamundur të mos vihet re figura e Jezusit.”

Vizionet hyjnore kanë qenë gjithmonë të shumtë. Ka nga ata të cilët pohojnë për praninë e figurës së Jezusit në një hekur rrobash, disa të tjerë në një shishe birre apo dhe të tjerë të cilët tregojnë se kanë parë këto mesazhe hyjnore dhe në moblijet teksa po bënin pazar në një dyqan të tillë.

Në këtë rast, vizioni i ardhur, është tepër e rëndësishme të specifikohet, është nga qielli. Satelitët e “Google Earth”, kanë fotografuar edhe në fushën e një ferme, në veri të qytetit të Puspokladany.

Ky imazh është shumë i qartë dhe duhet shumë pak imagjinatë për të njohur fytyrën e Jezusit. Shumica e redaktorëve skeptikë, deklarojnë se është thjesht një modifikim në foto, por shumë të tjerë janë duke folur për një mrekulli të vërtetë.

Më poshtë gjeni videon me pamjet.

r.b/NOA

{youtube}l2rnwg_xIwo{/youtube}

KOMENTE