Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kavajë- Prefekti I Tiranës Kërkon Marrjen E Masave Për Mbarëvajtjen E Sezonit Turistik
English

Kavajë- Prefekti I Tiranës Kërkon Marrjen E Masave Për Mbarëvajtjen E Sezonit Turistik

RANË, 6 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Prefekti i Qarkut Tiranë, Keltis Kruja, kërkoi sot nga drejtuesit vendorë të Kavajës, që ta konsiderojnë çështjen e turizmit si çështjen kryesore të ditës dhe të angazhohen maksimalisht, me të gjitha kapacitetet, për t'u garantuar pushuesve një qëndrim sa më komod pranë destinacioneve turistike në qarkun e Tiranës. Sipas zyrës së shtypit të Prefekturës, Prefekti Kruja zhvilloi sot një takim me shtabin e punës në Kavajë për marrjen dhe bashkërendimin e masave, për garantimin e rendit dhe rritjen e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror 2010. Prefekti e vuri theksin në disa çështje, të cilat ai i konsideroi si më kryesoret, si "disiplinimi i levizjes së motorëve të ujit, kontrolli i standardit të ujit te pijshëm si dhe ushqimeve apo pijeve që tregtohen në zonat turistike si dhe marrjen e masave për eliminimin e zhurmave nga lokalet e natës". Ai kërkoi dhe marrjen e masave për pastrimin e plazheve nga mbeturinat dhe largimin e tyre si dhe sigurimin e shërbimit shëndetësor 24 orë. Ndërkohë, Kruja kërkoi nga policia rrugore marrjen e masave në drejtim të rritjes së sigurisë në rrugë, parandalimit të e aksidenteve dhe krijimin e kushteve për një levizje dhe qarkullim pa pengesa të mjeteve dhe këmbësorëve, sidomos në akset Tiranë-Durrës, Durrës-Kavajë./s.s./
KOMENTE