English

Këshilli i Sigurimit, Hyseni i kundërvihet Tadiçit

Nju Jork, 6 Korrik, NOA - Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është duke përballur në këto momente palën kosovare, atë serbe me palën ndërkombëtare lidhur me situatën e fundit në Kosovë si edhe incidentet e rënda që kanë ndodhur në Mitrovicë gjatë këtyre ditëve.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni i ka bërë thirrje presidentit serb Boris Tadiç që të ndalojë ndërhyrjet të cilat pengojnë vendosjen e ligjit në Kosovë. “Të ndalen ndërhyrjet penguese në Kosovë sepse po minojnë përpjeket tona të përbashkëta për të vendosur sundimin e ligjit në të gjithë Kosovën”, theksoi Hyseni.

Duke shtuar se i bën thirrje presidentit Tadiç që për hir të serbëve që jetojnë në Kosovë, t’i lërë autoritetet kosovare të punojnë për shërbimet e tyre, duke ndikuar në mirëqënien e komuniteti serb në Kosovë.

Ndërsa presidenti serb në fjalën e tij, Boris Tadiçi në fjalimin e tij, ka kërkuar nga Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që dënojë sulmin e së premtes në Mitrovicë, ku mbeti i vrarë një shtetas serb.

Nga ana tjetër, ai e ka fajësuar shpaljen e pavarësisë së Kosovës si arsyen bazë për incidentet e dhunshme në veri të Mitrovicës.

"Ajo që ndodhi në Mitrovicë është konsekuencë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. E vërteta është se shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk i ndihmon paqes e stabilitetit. E vetmja mënyrë për të vendosur stabilitetin në Kosovë është zbatimi i planit 6-pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm”, tha Tadiç.

n.e/NOA

KOMENTE