Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza - Hungari - Qeveria Në Negociata Me Fmn-Në Për Një Marrëveshje Të Re
English

Kriza - Hungari - Qeveria Në Negociata Me Fmn-Në Për Një Marrëveshje Të Re

BUDAPEST, 6 korrik /ATSH-ANSA/ - Qeveria hungareze e kryeministrit të ri Viktor Orban filloi sot bisedimet me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të negociuar një marrëveshje të re pas asaj që u arrit gjatë krizës financiare globale. Në nëntor të vitit 2008 Hungaria arriti të merrte nga FMN-ja dhe Bashkimi Evropian një kredi prej 20 miliardë euro, për të shmangur rrezikun e një falimentimi të mundshëm. Në këmbim pranoi të zbatonte një plan drastik për rimëkëmbjen e fondeve publike. Masat e kursimit që u morën nga qeveria e mëparshme e kryeministrit Gordon Bajni sollën një përmirësim të ndjeshëm të situatës financiare, aq sa këstet e fundit të kredisë nuk u përdorën sepse vendi tashmë është në gjendje të vetëfinancohet në tregun financiar. Qeveria Orban, që e mori drejtimin në fillim të muajit qershor, kërkoi të rriste nivelin e deficitit, që u fiksua nga FMN-ja dhe qeveria e mëparshme në kuotën 3.8 për qind, por për shkak të krizës greke përgjigja ishte negative. Marrëveshja aktualisht në fuqi me FMN-në skadon në tetor të këtij viti. Ministri i Ekonomisë dhe Financës, Gyoergy Matolcsy, deklaroi se Budapesti kërkon një marrëveshje të re si një masë "parandaluese", pa theksuar mirë se çfarë nënkupton. Megjithatë, "në çdo rast Hungaria nuk do t'i prekë ende paratë e mbetura nga kredia aktuale", deklaroi ai. Delegacion i FMN-së do të ekzaminojë të gjitha financat hungareze dhe misioni i monitorimit do të zgjasë dy javë. /e.v/
KOMENTE