English

Ligjet, sot seanca për kandidatin e Gjykatës së Lartë Vexhi Muçmata

Tiranë, 6 Korrik, NOA – Kandidati i tretë i propozuar nga presidenti i Republikës si anëtar të Gjykatës së Lartë, Vexhi Muçmata, do të merret sot në pyetje nga anëtarët e komisionit parlamentar të Ligjeve.

Ai përmbyll në këtë mënyrë fazën e marrjes në pyetje të kandidatëve, ndërsa gjatë këtyre ditëve është realizuar i njëjti proces edhe për kandidatin e parë Medi Bici dhe të dytin Sokol Çomo.

Ndërkaq, pasi të tre kandidatët do të jenë marrë “në provim” nga anëtarët e komisionit parlamentar të Ligjeve, kandidaturat do të shkojnë për votim të hapur në Kuvend.

Seanca dëgjimore e komisionit dje ishte për kandidatin Sokol Çomo, i cili deklaroi se gjatë karrierës së tij nuk ka pasur mbështetje politike.

Gjykata e Lartë ka 17 anëtarë, të cilët emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi pune jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion për jo më pak se 15 vjet. n.e/NOA

KOMENTE