Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mblidhet Këshilli Kombëtar I Rregullimit Të Territorit
English

Mblidhet Këshilli Kombëtar I Rregullimit Të Territorit

TIRANË, 6 Korrik/ATSH-A. Gjonaj/.-Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë që sapo ka nisur nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha, pritet të marrë në shqyrtim një sërë projektesh që lidhen me prodhimin e energjisë, në fushën e turizmit etj. Axhenda e mbledhjes së sotme, që përmban 14 pika, parashikon ndër të tjera shqyrtimin e masterplanit të centraleve me erë për prodhim energjie, parashikuar për t'u ngritur në komunën Ceravë, Vreshtas dhe në qendrën Bilisht të qarkut të Korçës. Po ashtu pritet të shqyrtohet dhe masterplani për një tjetër park eolik të prodhimit të energjisë me erë që do të ngrihet në qarkun e Tiranës. KKRT do të shqyrtojë sot dhe disa projekte që lidhen me investime në fushën e turizmit./n.m/
KOMENTE