Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Ps Të Bëhet Pjesë E Reformës Zgjedhore
English

Meta: Ps Të Bëhet Pjesë E Reformës Zgjedhore

TIRANE, 6 Korrik / ATSH- A.Gegvataj/ - "Nuk mund të zgjidhet transparenca më mirë se sa me përmirësime ligjore dhe ne besojmë që opozita nuk do të vazhdojë më me pretekste për të shmangur reformimin e sistemit zgjedhor", deklaroi sot Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë mbledhjes së kryesisë së kësaj partie. Meta kërkoi që "të gjithë ata që vërtet e kanë të sinqertë kërkesën dhe synimin për transparencë të bashkohen me përpjekjet tona për ta reformuar me tej sistemin zgjedhor". Sipas tij, "pavarësisht nga vlerësimi i lartë që i bëri komuniteti ndërkombëtar zgjedhjeve të 28 qershorit, përsëri ato kishin problemet e tyre, ashtu sikurse dhe vetë kodi konsensual PS-PD nuk ishin prefekt". "Një listë më rekomandime nga OSBE/ODIHR prej gati një viti është publike dhe i fton të gjitha forcat politike për t'i shndërruar ato në amendamente", tha Meta, duke shtuar se "besoj se në radhë të parë kjo listë rekomandimesh fton PS-në për të bashkëpunuar, si forcën kryesore opozitare në vënd, e cila ka ngritur pas zgjedhjeve edhe shqetësime më shumë për çështjen e transparencës"./s.s./
KOMENTE