English

Meta, Vleresim Punes Se Drejtorise Se Pergjithshme Rajonale Ne Mpj

TIRANE, 6 Korrik/ATSH/- Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Drejtorinë e Përgjithshme Rajonale në MPJ, ku vlerësoi punën e deritanishme të saj realizimin e objektivave të politikës rajonale të Shqipërisë. Burime zyrtare të MPJ-së bëjnë të ditur se ministri Meta duke veçuar punën me përkushtim të drejtorit të Përgjithshëm të saj, Ilir Tepelena, vlerësoi promovimin e tij si Ambasador i Shqipërisë në Belgjikë dhe Luksemburg, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe me këto dy vende të Bashkimit Evropian. Meta gjithashtu shprehu besimin se puna e kësaj drejtorie do të njohë rezultate të reja me emërimin e Mal Berisha si Drejtor i ri i Përgjithshëm, i cili deri tani mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Çështjeve Konsullore në MPJ. Më parë, Mal Berisha ka shërbyer si Drejtor i Evropës në MPJ dhe si Konsull i Përgjithshëm në Stamboll./n.m/
KOMENTE