English

Parlamenti Evropian, nesër diskutim për Shqipërinë

Bruksel, 6 Korrik, NOA - Parlamenti Evropian zhvillon ditën e nesërme një debat midis deputetëve dhe përfaqësueses së lartë të BE-së Catherine Ashton për Kosovën dhe Shqipërinë.

Ndërsa pritet që një ditë më pas të votohet nga një rezolutë përkatëse, e propozuar më parë Nikolaos Chountis, nga e Majta e Bashkuar Evropiane, i cili ka marrë pjesë në përgatitjen e projektrezolutës për Shqipërinë.

Në fakt, rezoluta për ecurinë e Shqipërisë ishte parashikuar që të votohej më 1 qershor, por kriza politike detyroi europarlamentarët që të mos ta votonin atë, duke pritur një konsensus politik mes demokratëve dhe socialistëve për çështjen e hetimit të zgjedhjeve më të fundit parlamentare.

Për rezolutën ndaj Shqipërisë janë propozuar 114 amendamente, në të cilat vërehet qartë mbështetja politike e grupeve përkatëse politike në Parlamentin Europian.

n.e/NOA

KOMENTE