Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 6 KorrikATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të martën: Gazeta "Panorama" EDHE MINISTRAT/ZBARDHET PASURIA E FAMILJES BERISHA Çfarë deklaruan për 2009/Kryeministri Berisha, vajza e tij Argita dhe djali, Shkëlzeni, kanë bërë publike pasurinë e tyre gjatë vitit 2009. Sipas dokumenteve të dorëzuara në ILDKP, Berisha ka deklaruar pagën dhe dietat si kryeministër. Shkëlzen Berisha ka deklaruar të ardhura 200 mijë euro nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme. Argita Berisha ka deklaruar shtesën e shtëpisë me 70 mijë euro. Gazeta zbardh dhe deklaratat e pasurive të zv.kryeministrit Meta si dhe të ministrave Bode, Ruli, Basha, Prifti, Bregu, Mediu, Pollo e Olldashi. Ndërsa, Kreu i PS-së, Edi Rama, vijon të jetë ende një nga politikanët më të varfër të vendit. Kreu i PS-së deklaron vetëm pagën, vazhdon të jetë edhe i pastrehë. Zbardhen deklaratat e pasurisë së deputetëve socialistë. Deputetët e PS-së deklarojnë për herë të parë në ILDKP, ja çfarë kanë në pronësi. Qefalia, Kola, Ylli e Gashi, miliona prona e llogari bankare. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Basha inspekton rrugorët, gati radarët tek autostrada Te ligjet/PD, akuza Çomos për shërbime politike "Diplomati"/Pengmarrje e drogë, zyrtari kërkohet nga FBI Gazeta "Shqip" MAJKO: LOGJIKA E BOJKOTIT, NEOMARKSISTE Flet ish-kryeministri dhe anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste: Gati të përballemi me lojën e fortë të Berishës. Opozita nuk ka pse t'i ndryshojë objektivat e saj politikë. "Një takim i drejtuesve të PD-Ps do të ishte një rrugëzgjidhje, por....". Tituj të tjerë të kësaj gazete: Kryeministri: Koalicioni me LSI-në, një vit i suksesshëm i bashkëjetesës Një tjetër në pranga nga Ministria e Jashtme Apel për monumentet/Promemorie për të mbrojtur trashëgiminë Gazeta "Koha Jonë" DEPUTETËT PASANIKË TË PARTISË SOCIALISTE Zbardhen të plota deklaratat e pasurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit. Kabineti qeveritar mbahet kryesisht me paga e shpërblime. Socialistët e rinj të parlamentit me prona, ndërtime dhe llogari bankare edhe në kontinenetet e tjera. Pasuri të patundshme në Australi e SHBA. Rama me Shalsin zhyten në borxhe. Gazeta sjell detajet e plota. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Debati/Pensionet, Berisha rrëzon opozitën Pagat e mësuesve, si përfitohen shtesat Problemi/Prifti: Rama, monopol në tregun e reklamave Opozita/Ylli Manjani: PS meriton nanon dhe jo Ramën Gazeta "Mapo" INTERVISTA E DAUL/TAKIM I DYTË RAMA-BERISHA, JA KUSHTET Ekskluzive për "Mapo"/Flet kreu i deputetëve të djathtë në Strasburg dhe një nga negociatorët e darkës së "Krokodilit". "Bashkë me Schulz do tës hqyrtojmë çdo mundësi serioze për Shqipërinë". Tituj të tjerë të kësaj gazete: Reklamat, Prifti kundër Bashkisë Pasuria e Berishës dhe deputetëve të PS Nga Henri Çili/Një kontradiktë gjatë mandatit të Withers Gazeta "Rilindja Demokratike" MILIARDAT E PASURIVE TË DEPUTETËVE TË RAMËS, NGA DOSHI TEK DASH PEZA Sipas deklarateve të pasurive, 60 % e deputetëve socialistë kanë pasuri nga 1 deri në 10 milionë euro. Edvin Rama deklaron se jo vetëm nuk ka asnjë kacidhe në banka apo pasuri të patundshme, por dekalron se është në borxhe si pasojë e kredive të marra për të shtyrë muajin. Dashnor Peza deklaron se është rritës lopësh dhe ka një pasuri që kalon 1 milion dollarët, ndërsa Tom Doshi ka shtuar pasurinë me 7 milionë euro brenda një viti. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Zbardhet urdhri i Ramiz Alisë për vrasjet në kufi Berisha uron Obamën për 4 korrikun Policia: Radarë në autostrada për kontrollin rrugor Gazeta "Integrimi" NJË VIT NGA SHPALLJA/PS-LSI, KOALICIONI QË PO REALIZON ËNDRRËN EUROPIANE TË SHQIPTARËVE Meta: Kemi hedhur hapa të sigurt në rrugën drejt integrimit europian. Berisha: Koalicioni i suksesshëm për integrimin dhe ekonominë e vendit. Luan Rama: LSI kontribuoi për stabilitetin qeverisës dhe integrimin. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Meta nderon viktimat e Aushvicit/"Jam krenar për sakrificat dhe kontributin e shqiptarëve në luftën kundër nazizmit" Organizata britanike "Helium"/Shqipëria, destinacioni i turizimit dhe investimeve Meta: Dënojmë aktin kriminal të plagosjes së deputetit Miletiç Gazeta "Zëri i Popullit" APELI/AMBASADORI GJERMAN: ZGJIDHJE KRIZËS, LUFTONI KRIMIN E ORGANIZUAR Duhet dialog për zgjidhjen e e krizës politike. Ambasadori gjerman, Bernd Bochardt, ka bërë apel nga Gjirokastra për kapërcimin e ngërçit për të mos rrezikuar proçesin e integrimit dhe atë të liberalizimit të vizave. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Kriza/PS: Berisha i ka borxh dy muaj pernsione shqiptarëve Opinione/Kërcënim i hapur për të drejtat e pensionistëve dhe invalidëve /e.ç/
KOMENTE