Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Tirana, pa plan rregullues, Rama 10 vjet që abuzon me Unazën e madhe
English

PD: Tirana, pa plan rregullues, Rama 10 vjet që abuzon me Unazën e madhe

Përnaska nuk dha asnjë alternativë për zgjidhjen e situatës që e konsideroi si të papranueshme

Tiranë, 6 Korrik 2010 NOA - Keqqeverisja e Tiranes nga kKryetari ende ne fuqi i Bashkise, preket ne çdo cep te saj. Kështu vlerësoi sot deputetja demokrate Lajla Përnaska.

Ajo në një dalje për mediat evidentoi se prej 10 vjetesh qytetaret e Tiranes perballen me nje problematike komplekse te kryeqytetit, e cila rendon mbi jetesen e tyre te perditshme.

“Prej 10 vjetesh Z. Rama e ka lene kryeqytetin pa nje plan rregullues. Madje me keq se kaq, here pas here jane skicuar letra a projekte, duke luajtur me interesat e qytetareve, me nevojat e tyre, si me te ardhurit edhe me vendalinjtë, pra pronare te vjeter te ketij qyteti”.

Sipas PD, prej 10 vjetesh tallja dhe mashtrimi kane qene pjese e jetes edhe e banoreve te Saukut, te vendosur me breza ne kuroren e mrekullueshme te Tiranes.

Duke folur nga Sauku ku gjendej sot, Përnaska tha se “gjendemi pikerisht ne kete zone, dhe pikerisht ne vendin ku duhej prej kohesh, te ishte ndertuar Unaza e madhe e Tiranes”.

Sipas Përnaskës, prej 10 vjetesh, grupe, apo individe te ndryshem kane ardhur ne emer te Bashkise Tirane, me copa letrash, a projekte ne keto ane, per planin e unazes se madhe, qe nuk eshte bere asnjehere realitet, por vetem eshte luajtur me ta, duke hequr vizen e kalimit te kesaj arterie te rendesishme per gjithe kryeqytetin, nje here ne nje drejtim, nje here ne nje tjeter, sipas interesave te ndertuesve, dhe aspak sipas interesave te qytetareve”.

Në përfundim, Përnaska akuzoi sërish se “prej 10 vjetesh, ashtu si gjithe kryeqyteti qe ka mbetur pa nje plan rregullues, edhe kjo zone, vuan te njejten situate, duke cenuar drejtperdrejt jo vetem interesat e pronarve, por dhe duke e lene kryeqytetin ne nje gjendje mbytese per qarkullimin dhe mbarevajtjen e tij”.

Kurse duke theksuar se “ashtu si per shumicen dermuese te banoreve te Tiranes, edhe per ata te Saukut, Edi Rama ka provuar se nuk përfaqëson interesat e tyre”. Përnaska nuk dha asnjë alternativë për zgjidhjen e situatës që e konsideroi si të papranueshme.

r.n/NOA

KOMENTE