Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Djali i Berishës 200 mijë euro në vit, të jepet llogari
English

PS: Djali i Berishës 200 mijë euro në vit, të jepet llogari

“Natyrisht, ne kemi respekt për të gjithë ata individë, të lidhur ose jo me kryeministrin, të cilët kanë sens të spikatur biznesi aq sa të fitojnë mijëra e miliona euro edhe në kohë krize, përfshirë këtu edhe djalin e tij, i cili vetëm gjatë këtij viti ka fituar 200.000 euro”, duke shtuar më tej se nga ana tjetër, “kemi edhe të drejtën të kërkojmë sqarim të detajuar për t’i bërë publikut të qartë se kush na qeveris, po ashtu sa e si i fitojnë paratë e tyre”

Tiranë, 6 Korrik 2010 NOA – Partia Socialiste e konsideroi sot si marramendëse shumën prej 200 mijë eurosh që Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit ka deklaruar si të ardhur personale gjatë vitit 2009 në procesin shtetëror të deklarimit të pasurive.

Nënkryetari i Grupit të PS, Saimir Tahiri, doli sot para medieve posaçërisht për këtë argument dhe tha se është për t’u vënë re se në një kohë kur Shqipëria gjunjëzohet nga kriza ekonomike, kur shqiptarët varfërohen përditë e më shumë, të papunë e pamundësi për të përballuar shtrenjtimin e jetesës, në një kohë kur sipërmarrjet private falimentojnë ose zhyten në borxhe, të vetmit individë që pasurohen janë ministrat dhe qeveritarët, të vetmet biznese që fitojnë miliona euro janë ato të lidhura me kryeministrin, ministrat dhe qeveritarët.

Gjithsesi Tahiri pohoi se “natyrisht, ne kemi respekt për të gjithë ata individë, të lidhur ose jo me kryeministrin, të cilët kanë sens të spikatur biznesi aq sa të fitojnë mijëra e miliona euro edhe në kohë krize, përfshirë këtu edhe djalin e tij, i cili vetëm gjatë këtij viti ka fituar 200.000 euro”, duke shtuar më tej se nga ana tjetër, “kemi edhe të drejtën të kërkojmë sqarim të detajuar për t’i bërë publikut të qartë se kush na qeveris, po ashtu sa e si i fitojnë paratë e tyre”.

Tahiri citoi se kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare, deklaroi me përgjegjësi të plotë se vitin e kaluar mafia, krimi organizuar dhe shërbimet sekrete të vendeve të huaja, kanë sponsorizuar për emërimin dhe ngjitjen në karrierë të qeveritarëve dhe politikanëve, dhe se po këta qeveritarë, sot vazhdojnë ende të mbajnë lidhje të ngushta me sponsorizuesit e tyre, mafia, krimi i organizuar dhe shërbimet sekrete të vendeve të huaja.

“Për këtë çështje ka marrë dijeni Kryeministri dhe Presidenti i Republikës, por asnjëri nga këta të dy, ende sot nuk ka marrë asnjë masë ndaj këtyre qeveritarëve e politikanëve që i emëron e i përdor mafia, krimi i organizuar dhe agjenturat e huaja”, - tha Tahiri.

Ndoshta për këtë arsye, thelat e 20%shit të koalicionit qeveritar po katandisen dita ditës në trafikant droge e lloj lloj kriminelësh që po të mos ishte për policitë e vendeve të huaja, sot do ishin ende në detyrë në ministrira e drejtoria, - komentoi opozitari.

Në këtë pikë, Partia Socialiste kërkon që të bëhen publikë e të merren masa ndaj të gjithë atyre qeveritarëve që janë identifikuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror si të lidhur me mafien, krimin e organizuar dhe shërbimet sekrete të huaja siç kërkojmë menjëherë detajimin e plotë dhe sqarimin e deklaratave të pasurisë për të gjithë ata, të lidhur ose jo me kryeministrin, që në këtë vit krize kanë fituar miliona euro.

r.n/NOA

KOMENTE