Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reportazh/ Sarandë: Qyteti Qe Ka Projektuar Mbaresine E Turizmit Elitar
English

Reportazh/ Sarandë: Qyteti Qe Ka Projektuar Mbaresine E Turizmit Elitar

AR SARANDË, 6 Korrik/ATSH-Telnis Skuqi/ - Dy vite më parë, Gerd Hesselrnan, eksperti gjerman i turizmit pranë GTZ, i rekomandoi kryetarit të Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, se për të zhvilluar turizmin elitar duhet të disiplinohet hipotekimi i pronave dhe të ndryshojë urgjentisht mënyra e menaxhimit të infrastrukturës hoteliere. Fatmirësisht, dy hotele luksi në Sarandë, "Butrinti" dhe "Grandi" e kanë projektuar tashmë mbarësinë e turizmit elitar që prej fillimvitit. Meri Lepuri, drejtore e hotel "Butrinti", thotë se numri i pushuesve elitare që përzgjedhin brigjet e Jonit për të pushuar vjen përherë në rritje. "Fillimi i mbarë është gjysma e punës", pohon ajo, ndërsa nënvizion se prej një viti hoteli që administron nuk ka "uri" për frekuentuesit, që janë gjatë gjithë vitit. Lepuri tregon se hotel "Butrinti" ka ndryshuar mënyrën e menaxhimit ç'ka ka ndikuar në rritjen e klientëve nga të katërt anët e botës. "Një godinë shtatëkatëshe me infrastrukturë bashkëkohore nuk mund të qëndroje në këmbë vetëm gjatë sezonit të verës. Punojmë me grupe turistike si, japonezë, austriakë, grekë etj, ndërkohë që për çudinë e të gjithëve, në muajin gusht, shumica e prenotimeve janë kryer nga shqiptarët", shton ajo. Sipas saj, Saranda i plotëson të gjitha kushtet për të pasur një turizëm elitar, pa përjashtuar atë masiv. "Ky qytet duket sikur është ngritur nga një gjumë letargjik dhe është gati për t'u zbuluar", thotë Lepuri, teksa i referohet shkrimit të gazetës amerikane "The Time", të publikuar disa vite më parë. Ndërsa, Gerond Aliaj, menaxheri i "Grand Hotel", tregon përvojën se si punohet në një njësi akomodues hoteliere, për të qënë e kërkuar dhe e frekuentuar në çdo ditë të vitit nga vizitorët. "Pushimet nuk bëhen vetëm gjatë sezonit verës, por në të katër stinët e vitit", thotë Aliaj, duke shtuar se Saranda përveç detit Jon ka shumë pika te tjera, ku pushuesi mund të gjeje qetësinë e kërkuar. "Saranda është "porta" jugore e Shqipërisë. Me pasuritë natyrore, historike dhe kulturore që ofron ky qytet, është njëkohësisht edhe "epiqendra" e turizmit shqiptar", thotë ai. Për të, turizmi elitar është në ditët e sotme një nga industritë më të mëdha në të gjithë botën, që duhet të bazohet në kriterin e qëndrueshmërisë, i pranueshëm ekologjikisht, i realizueshëm ekonomikisht dhe "neutral" për grupimet etnike e sociale që vizitori përfaqëson. Aliaj shton se kënaqësia e pushuesve dhe ruajtja e destinacioneve bëhet në bashkëpunim me banorët e zonës dhe në përputhje me parimet e qëndrueshmërisë. "Saranda me 2000 vjet histori në zonën e bregdetit është e pasur me vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike", pohon Aliaj. /a.ke/
KOMENTE