Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rumani - Arrin Në 12 Bilanci I Aksidentit Të Një Avioni Ushtarak Në Tuzla
English

Rumani - Arrin Në 12 Bilanci I Aksidentit Të Një Avioni Ushtarak Në Tuzla

BUKURESHT, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Arrin në dymbëdhjetë numri i ushtarakëve që humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën nga rrëzimi i një avioni të forcave të armatosura rumune dje në Tuzla, rajon lindor i Rumanisë, sipas një bilanci të ri të publikuar sot nga Ministria e Mbrojtjes. "Njëri prej tre ushtarakëve të plagosur rëndë humbi jetën gjatë natës. Bilanci aktualisht arrin në 12 të vdekur", konfirmoi për AFP një zëdhënës i ministrisë. Ndër viktimat rezultonte edhe një komandant i njërës prej shkollave kryesore të aviacionit në vend, Nicolae Jianu. Avioni, i tipit ''AN-2'', në përdorim të njërës nga njësitet e forcave ajrore rumune, u rrëzua pak pas ngritjes dhe mori zjarr ende në fluturim, shtoi zëdhënësi. Avioni transportonte një skuadrilje parashutistësh dhe katër anëtarë të ekuipazhit për një fluturim instruksioni. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të panjohura, ndërkohë që po zhvillohet një hetim./ /i.p/
KOMENTE