Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkoder- Kronika-Shkurt
English

Shkoder- Kronika-Shkurt

PUKË- Arrestohet kryeplaku i fshatit Kçir, nuk denoncoi mbjedhjen e bimëve narkotike Prengë Vukaj, kryeplak i fshatit Kçir, komuna Qerret e rrethit Pukë u arrestua sot nga forcat e policisë së Pukës me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Burime zyrtare pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër, bëjnë të ditur për ATSH-në se "arrestimi në flagrancë u bë në vendin e quajtur lagja "Vneze" ne Kçir, pasi nga kontrolli i bërë janë gjetur 6 parcela të mbjellura, me gjithsej 340 rrënjë, me bimë me karakteristika të ngjashme me bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u shkulën dhe u asgjësuan duke u djegur". Sipas policisë, kryeplaku Preng Vukaj është marrë nën hetim për vepren penale të "Shpërdorimit të detyrës", pasi kishte deklaruar mos pasje të bimëve narkotike të kultivuara në zonën e tij. SHKODËR- Grabiti një shtetase, arrestohet në kohë rekord i riu 18 vjeçar Një i ri 18 vjeçar u arrestua nga forcat e policisë së Shkodrës me akuzën e vepres penale të "vjedhjes". Burime nga komisariati i policisë së Shkodrës thanë për ATSH-në se "Edmond Kesolla, banues në komunën Shosh, i vodhi shtetases me inicialet M. S, duke i hequr nga qafa një varëse floriri me peshë 16.6gr". Pas marrjes së informacionit, shërbimet policore u vunë në ndjekje të autorit. Kapja e tij u bë e mundur në kohë rekord në lagjen Skenderbeg në Shkodër, ku gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, iu gjet në cilësinë e provës materiale edhe varësja e vjedhur./g.marku//n.m/
KOMENTE