Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Holanda Finalistja E Parë E Kupës Së Botës
English

Sport-Botëror/ Holanda Finalistja E Parë E Kupës Së Botës

- Për Holandën kjo është hera e tretë që mbërrin finalet e një Botërori, pavarësisht se nuk e ka fituar asnjëherë atë: në vitin 1974 humbën me Gjermaninë (2-1) në Munih, ndërsa në vitin 1978 me Argjentinën (3-1) në Buenos Aires -. TIRANË, 6 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Holanda u bë finalistja e parë e Botërorit të Afikës së Jugut, pasi mposhti me rezultatin e ngushtë 3-2 gjysmëfinalisten nga Amerika e Jugut, Uruguain, në një ndeshje me shumë emocione dhe gola të jashtëzakonshëm. Kapiteni Xhovani van Bronkhorst shënoi një supergol me një goditje nga rreth 30 metra në minutën e 18-të, dhe i të njëjtit klas ishte dhe goli i barazimit të uruguaianit Diego Forlan në minutën e 41-të, por gjuajtja e tij u devijua paksa edhe nga portieri holandez, Stekelenburg. Me pjesën e parë të mbyllur në barazim, Holanda u gjet në vështirësi në minutat e para të pjesës së dytë, por një gol tipik i Uesli Shnajderit i devijuar edhe nga dy mbrojtës uruguaianë në minutën e 70-të duke se mbylli ndeshjen, pasi vetëm tri minuta më pas, Arjen Robeni shënoi me kokë golin e tretë pas një asisti të mrekullueshëm të fantazistit të Interit. Për Shnajderin ky ishte goli i pestë në këtë Botëror, duke u barazuar me spanjollin David Vija. Uruguai, që nga nga ana e tij e ka fituar dy herë kampionatin botëror, në vitin 1930 të zhvilluar në vendin e tij, njëherësh edhe Botërori i parë, si dhe në vitin 1950 të organizuar në Brazil, shënoi golin e dytë me anë të Perrieras në minutën e 91-të, por pa mundur të çojë ekipin e tij në kohën shtesë. Fërshëllimat e fundit të gjyqtarit nga Uzbekistani, Ishmatov, çoi në finalen e madhe të Kampionatit të 19-të Botëror, Holandën e Shnajderit dhe Arjen Robenit, dhe një trajneri jo shumë të mediatizuar si Bert van Marvijk. Për Holandën kjo është hera e tretë që mbërrin finalet e një Botërori, pavarësisht se nuk e ka fituar asnjëherë atë: në vitin 1974 humbën me Gjermaninë (2-1) në Munih, ndërsa në vitin 1978 me Argjentinën (3-1) në Buenos Aires. Ndoshta kësaj radhe në tokë neutrale, Holanda, që është në pritje të fituesit të çiftit tjetër gjysmëfinal, Gjermanisë dhe Spanjës, do të ketë fatin të fitojë për herë të parë trofeun e çmuar duke u shndërruar kështu në kombin e tetë që fiton një Botëror. Për herë të fundit në gjysmëfinale, Holanda ka qenë në Botërorin e Francës (1998) por atëherë "tulipanët" u eliminuan nga Brazili (në finale humbi 3-0 me Francën). Uruguaji - Holanda 2-3 Shënues: 18' Van Bronckhorst (H), 40' Forlan (U), 70 Sneijder (H), 73' Robben (H), 91' Maxi Pereira (U) Uruguaji (4-4-2): Muslera; M.Pereira, Victorino, Godin, M.Caceres; Perez, Arevalo, Gargano, A.Pereira; Forlan, Cavani. (Castillo, Silva, Scotti, Eguren, Gonzalez, Abreu, A.Fernandez, S.Fernandez). Trajner: Oscar Tabarez. Holanda (4-2-3-1): Stekelenburg; Boulahrouz, Heitinga, Mathijsen, Van Bronckhorst; Van Bommel, De Zeeuw ( 45' Van der Vaart); Robben, Sneijder, Kuyt; Van Persie. (Boschker, Vorm, Ooijer, Braafheid, Schaars, Afellay, Elia, Babel, Huntelaar). Trajner: Bert Van Marwijk.
KOMENTE
  • Ardian Ziu23:35 - 06 Korrik 2010
    eee loje e bukur ishte ajo e uruguajit por hollanda ishte shume cop cop me ato gola si per meshire te fatit ......hollanda turp qe eshte ne finale......
  • Anizel23:31 - 06 Korrik 2010
    .....a ke vene bast ? une s'kam berre nga keto pune po do luaj Bet neser ....ha ha ishallah...fitoj
  • Ardian Ziu23:21 - 06 Korrik 2010
    neshje do jete ajo e nesermja midis gjermoni dhe spanjes ..dhe rezultati do jete 2-1 ne favor te gjermonit...........
  • Anizel23:09 - 06 Korrik 2010
    Lojë fantastike,gola të jashtëzakonshëm,...emocione të bukura që përfshinë dhe ata që nuk ishin tifozë.....por megjithatë doja qe të kishte fituar Uruguaj..:( :(
  • Ozgen Polat22:59 - 06 Korrik 2010
    Ishte një lojë e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme...