Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stina E Verës-Rekomandimet E Estetistëve Për Shmangien E Problemeve Nga Temperaturat E Larta
English

Stina E Verës-Rekomandimet E Estetistëve Për Shmangien E Problemeve Nga Temperaturat E Larta

TIRANË, 6 Korrik/ATSH-Eriola Çuko/ .- Tharja e lëkurës, acarimi i kapilarëve të gjakut në sipërfaqe të saj, shfaqja dhe theksimi i njollave në fytyrë, por dhe kanceri i lëkurës e plakja e parakohshme (në masën 80 për qind) renditen nga specialistët si disa nga problemet, me të cilat përballen njerëzit gjatë stinës së verës. Në kushtet e temperaturave të larta mbi 30 gradë, që kanë përfshirë vendin dhe me rritjen e frekuentimit të pishinave e plazheve, estetistët këshillojnë përdorimin e kremrave mbrojtës SPF (sun protection filter), filtri mbrojtës i të cilëve duhet të variojë nga 6 gjatë vitit dhe 20 në stinën e verës. Kremrat mbrojtës SPF, të cilët duhet të përdoren çdo 60 minuta, sigurojnë mbrojtje nga rrezet UVB, ndryshe rreze djegëse. Më të rrezikshme janë rrezet UVA, të cilat kanë një gjatësi vale më të madhe se rrezet UVB dhe që depërtojnë dhe xhamin e shkaktojnë plakje të parakohshme/kancer të lëkurës. Mbrojtësit ndaj diellit gjenden në formën e kremit për fytyrën dhe qumështin e vajrave për trupin. Përdorimi i tyre rekomandohet në varësi të tipit të lëkurës, ndërsa për fytyrën nevojiten kremra me SPF, të cilët duhet të përdoren çdo 90 minuta, pavarësisht rezistencës së tyre ndaj ujit. Mbrojtësit në vaj dhe qumësht për trupin variojnë nga filtri 2-4 për lëkurat brune dhe deri në 25 për lëkurat e bardha. Por, sipas dermatologëve, nga përdorimi i mbrojtësve nuk përjashtohen as lëkurat që nuk kanë probleme me diellin. Sa u takon fëmijëve, ata nën 6 muajsh nuk rekomandohet ekspozimi i tyre në diell. Ndërsa, për grupmoshat e tjera është i detyrueshëm përdorimi sa më i shpeshtë i kremrave me filtër sa më të madh mbrojtës, si dhe largimi i tyre nga rrezet e diellit në oraret 10.00 -15.00, kur jo të pakta janë dhe dëmtimet që u shkaktohen syve. Specialistët thonë që fëmijët duhet të mbrohen dhe duke i veshur me ngjyra të çelëta dhe kapele. -Aknet, celulitet dhe tharja e lëkurës - Aknet e fytyrës, apo puçrat, celuliti, por dhe tharja e lëkurës, janë probleme që vihen re tek një pjesë e njerëzve, nga frekuentimi i plazhit. "Njerëzit, që kanë akne në fytyrë duhet t'a shpëlajnë herë pas here atë, si dhe të shmangin ekspozimin e tepërt në diell", këshillojnë dermatologët. Sa i takon celulitit, që nuk është tjetër veçse grumbullimi i mbeturinave toksike që nuk arrijnë të eliminohen nga organizmi (i favorizuar më shumë te femrat se te meshkujt), veç pirjes së ujit në sasi të shumta në ditë dhe eliminimit të ushqimeve të thata e me yndyrë, rekomandohet dhe sporti, vrap, aerobi, por edhe masazh i njëtrajtshëm që rrit qarkullimin e gjakut në mbeturinat toksike që shkaktojnë celulitin. - Problemet me flokun - Ndikimi i rrezeve UVA dhe UVB në verë duket jo vetëm për fytyrën, por edhe tek floku. Gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta, vajzat ankohen për probleme serioze me flokun e tyre, kryesisht djegie, rënie, apo këputje. "Më problematike kjo është tek personat që përdorin bojën e flokëve, të cilët vuajnë më shumë dhe dekolorimin e shpejtë të tyre dhe shkatërrim të elasticitetit të flokut", sqarojnë specialistët. Sa i takon mbrojtjes së tyre, rekomandohet përdorimi i vajrave 'solar' për flokun, me filtër UVA dhe UVB, trajtim special pas plazhit me marrjen e vitaminave që përmbajnë zink, selenium, bakër, silic, të cilat ndikojnë në oksigjenimin, elasticitetin, rigjenerimin dhe rritjen e tyre. /a.ke/
KOMENTE