English

Video-lajm - Finlandë, kampionat botëror i garës me gruan në krah

Finlandë, 7 Korrik 2010 NOA - Një metaforë për jetën në çift? Në Finlandë çdo vit organizohet një kampionat botëror i “garës me gruan në krah”, gjatë së cilës burri, me bashkëshorten e tij në krah, përballet me pengesa në rrugë drejt një fitoreje të lavdishme.

Këtë vit, i cili është dhe i dyti radhazi për të, fitoi titullin Taisto Miettinen, i cili së bashku me Kristina Haapanen, gruan e tij, arriti në vijën e finishit me një kohë prej 1 minutë dhe 5 sekonda, kohë e cila përbën dhe një rekord më vete për çiftin.

r.b/NOA

{youtube}OlReZSJzTaY{/youtube}

KOMENTE