English

Vlore: Derdhet Solari, Rrezikohet Ndotja

VLORE, 6 Korrik/ATSH, Harilla Koçi/- Një sasi e konsiderueshme solari që është derdhur nga një depozitë në portin e Vlorës, rrezikon të shkaktojë ndotjen e ujrave detare në këtë gji. Deri tani, mësohet se, solari është shkarkuar në këto depozita nga disa autobotë gjatë natës, duke u gdhirë dita e sotme. Por, për shkak se njera nga depozitat ka qenë e dëmtuar, një pjesë e tij është derdhur në territorin përrreth dhe pasi ka hyrë në rërë, rrezikon të arrijë në det./n.m/
KOMENTE