English

Afganistan - Isaf: Një Ushtar Humb Jetën Në Jug Të Vendit

KABUL, 7 korrik /ATSH-ANSA/ - Një tjetër ushtar i Forcës Ndërkombëtare për Mbështetjen e Sigurisë (ISAF), humbi jetën dje në jug të Afganistanit, njoftoi sot ISAF në Kabul. Shkaku i vdekjes, theksohet në një komunikatë në të cilën nuk përmendet kombësia e viktimës, ishte shpërthimi i një bombe artizanale (ied). Ky ishte i katërti ushtar i huaj që humbi jetën brenda ditës së djeshme dhe i 15-ti që nga fillimi i korrikut. /e.v/
KOMENTE