Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 7 Korrik 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 7 Korrik 2010

KRYESORE ---------------- AFRIKË E JUGUT - Sot luhet ndeshja gjysmëfinale e futbollit për Kupën e Botës ndërmjet Gjermanisë dhe Spanjës. - Sot pritet të dalë para drejtësisë një gazetar britanik i cili akuzohet se ndihmoi një tifoz të hyjë në dhomat e zhveshjes së kombëtares angleze. TË TJERA --------------- UASHINGTON/NJU JORK - Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, i cili u takua me Sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, ai mbajti një fjalim në një forum të rëndësishëm amerikan dhe dha një intervistë për televizionin amerikan CNN. NEW ORLEANS/LONDËR - Pasojat e ndotjes së naftës në Gjirin e Meksikës pas gjetjes së mbetjeve të katranit në Teksas dhe përpjekjet e qeverisë britanike për ta mbrojtur kompaninë BP ndaj ndonjë kolapsi. TEHERAN - Reagimet pas njoftimit se Irani është i disponueshëm të marrë pjesë në negociatat e shtatorit me grupin 5+1 për programin bërthamor. Shtetet e Bashkuara njoftuan se do ta rifillonin dialogun nëse oferta iraniane ishte serioze. HAVANË - Përfundimi i vizitës në Kubë të ministrit spanjoll të Punëve të Jashtme Miguel Angel Moratinos, për të mbështetur ndërmjetësimin e Kishës Katolike për lirimin e të burgosurve politikë. BERLIN - Miratimi nga Këshilli i Ministrave të planit për kursimin dhe buxhetin e vitit 2011 dhe një konferencë për shtyp e ministrit të Financave Wolfgang Schauble në orën 11:30. STRASBURG - Në kuadër të sesionit të Parlamentit evropian, pritet një konferencë për shtyp e kryeministrit belg Yves Leterme, i cili do të prezantojë presidencën gjashtë mujore të BE-së. Gjithashtu pritet edhe një deklaratë e presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. /e.v/
KOMENTE