Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Biznesi:Të mos ulen investimet publike
English

Biznesi:Të mos ulen investimet publike

Tiranë, 7 korrik, NOA, Rajmonda Lajthia - Në prag të shkurtimit që do t’i bëjë qeveria buxhetit të shtetit, për shkak të mungesës së të ardhurave, biznesi kërkon që të mos preken fondet për investimet publike.

Kjo situatë do të ndikonte negativisht, jo vetëm në gjendjen e tyre financiare, por në gjithë ekonominë.

Kryetari i Dhomës së Tregëtisë Tiranë, Nikolin Jaka, i kërkon ministrisë së Financave që të paktën fondi i investimeve të mos ulet, pasi shumë prej kompanive të ndërtimit janë në krizë financiare.

Ndaj, shkurtimi i këtij fondi do të vinte në vështirësi edhe më të madhe situatën e tyre.

Kjo kërkesë e biznesit vjen në një moment kur gjendja e likuiditetit të kompanive është problematike, si pasojë e efekteve që la kriza ekonomike globale.

Por, kërkesa e biznesit vijon më tej, ata duan që bashkë me rishikimin e buxhetit të hartohet edhe një paketë financiare, për t’i ardhur në ndihmë bizneseve në rrezik falimentimi.

Nga ana tjetër, shkurtimi i shpenzimeve kapitale duket një masë e nevojshme dhe e pashmangshme.

Sipas anëtarit të komisionit parlamentar të ekonomisë, deputetit demokrat, Selami Xhepa, qeveria ka një objektiv që duhet ta realizojë gjatë këtij viti, i cili është mbajtja nën kontroll e defiçitit buxhetor si dhe një disiplinë fiskale edhe më të kujdesshme. Megjithatë, sipas Xhepës, ulja e buxhetit nuk do të prekë ata sektorë, që konsiderohen prioritarë.

Qeveria parashikon të ulë me 40 miliard lekë buxhetin e shtetit.

Nga kjo shumë preken edhe investimet publike.

Ndërsa opozita është shprehur se do të votojë kundër ndryshimeve në buxhet, pasi koha që është lënë në dispozicion për të analizuar draftin financiar është shumë e shkurtër.

Madje sipas deputetëve të selisë rozë, do tentohet që të bllokohet kjo procedurë, në mënyrë që të mos kryhet me urgjencë.

r.l/NOA

KOMENTE