Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Debat te Ligjet, opozita largohet për 3 kandidatët e Gjykatës së Lartë
English

Debat te Ligjet, opozita largohet për 3 kandidatët e Gjykatës së Lartë

Tiranë, 7 Korrik, NOA – Ndërsa kanë qenë në diskutim e sipër relacionet për dekretet e Presidentit mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Sokol Çomo, Vexhi

Muçmata dhe Medi Bici; debati mes anëtarëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës ka bërë që këta të fundit ta bojkotojnë seancën e komisionit parlamentar të Ligjeve.

Opozita kërkoi që seanca të shtyhej për ditën e hënë, por mazhoranca refuzoi.

Deputeti socialist Xhafaj theksoi se komisionit i duhet dhënë legjitimiteti i duhur dhe se procesi i shqyrtimit të kandidaturave të kreut të shtetit për Gjykatën e Lartë.

Ndërsa deputeti Pandeli Majko tha se mënyrë se si vepron mazhoranca me 3 kandidatët është fyese, por nuk e ka pranuar një gjë të tillë deputeti demokrat Eduard Halimi, sipas të cilit, shtyrja që kërkonte opozita nuk ishte e justifikueshme.

“Konfliktet politike nuk mund të zgjidhen këtu”, tha më pas kryetari i komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli, sipas të cilit, opozita nuk duhet të reagojë në këtë mënyrë.

n.e/NOA

KOMENTE