Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Doris Pack: Shqipëria duhet të ketë një parlament dhe opozitë funksionale
English

Doris Pack: Shqipëria duhet të ketë një parlament dhe opozitë funksionale

Bruksel, 7 Korrik, NOA Update – “Shqipëria duhet të ketë një parlament funksional dhe opozitë funksionale në mënyrë që të çojë përpara reforma”.

Kështu është shprehur në fjalën e saj të mbajtur gjatë mbledhjes së Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe Kosovën, nga eurodeputetja Doris Pack, e cila është e njohur për qëndrimet që ka mbajtur së fundmi kundër metodave të zgjedhura nga opozita shqiptare për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Sipas saj, bojkotimi i institucioneve është diçka jo strategjike dhe prandaj Parlamenti Evropian e ka kundërshtuar atë, duke iu referuar masës ekstreme të zgjedhur nga opozita shqiptare për të plotësuar kërkesat e saj, siç është transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit të kaluar.

“Ka shumë debate dhe konflikte në politikën shqiptare, në një kohë kur populli kërkon paqe dhe ecuri të reformave”, ka deklaruar më tej, eurodeputetja e njohur.

Në fund, ajo e ka përmbyllur deklaratën e saj lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri, duke deklaruar se “Shqipëria është një vend i bukur dhe nuk mund të shkatërrohet në këtë mënyrë arbitrare”

n.e/NOA

KOMENTE