English

Fier: Policia, Masa Shtesë Për Përballimin E Sezonit Turistik

FIER, 7 Korrik /ATSH, Rr.Isufaj / - Njësia Rajonale e Policisë Rrugore në Fier ka hartuar një program të posaçëm shërbimi për të përballuar fluksin e trafikut gjatë sezonit turistik, pasi kthimi masiv i emigrantëve për të kaluar pushimet pranë familjeve, plazhet e shumtë në këtë rreth së bashku me pozicionin gjeostrategjik si urë lidhëse mes rrugëve kombëtare, i mbingarkojnë me trafik rrugët. "Jemi angazhuar maksimalisht për përballimin e flluksit të lëvizjes së qytetarëve, emigrantëve dhe turistëve të huaj, që vijnë për të pushuar pranë bregdetit Adriatik", tha sot për ATSH-në, shefi i Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore Fier, Artan Osmani. Ai tha se sivjet ka filluar monitorimi i superstradës rrugore për të parandaluar kufirin e shpejtësisë, që është shkaku kryesor i përgjakjes së rrugëve. "Të gjitha pikat e rrezikshme janë paisur me radar", tha Osmani. Krahas këtij sistemi modern për monitorimin rrugor, janë vendosur patrulla policie në segmentet rrugore që të çojnë drejt plazhit, ndërsa punonjësit e policisë do të punojnë jashtë orarit me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe normalizimin e trafikut të qarkullimit. Kjo njësi po bashkëpunon edhe me drejtorinë e rrugëve dhe pushtetin vendor për paisjen e akseve kryesore me sinjalistik dhe tabela orientuese, si dhe shërbim të përforcuar veçanrisht në zonat e plazheve./n.m/
KOMENTE