Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këtë fundjavë, Formula 1 vjen nga Silverstone
English

Këtë fundjavë, Formula 1 vjen nga Silverstone

Tiranë, 7 Korrik 2010 NOA - Pas zhgënjimit në Kupën e Botës dhe humbjes së Andy Murray në Wimbledon, pesha sportive britanike bie këtë fundjavë mbi supet e piloteve të Formula 1 Lewis Hamilton dhe Jenson Button

Të çojnë fitoren në shtëpi do të thotë shumë për të dy pilotët anglezë të Formula 1, por akoma më shumë për Jenson Button, i cili nuk ka fituar më parë në Silverstone.

"Unë kam arritur shumë nga objektivat që i kisha vendosur vetes time kur kam ardhur në Formula 1, " thotë Button.

"Unë e kam fituar kampionatin botëror, kam fituar Grand Prix Monako dhe tani jam pilot për McLaren, që është ekipi më i mirë në këtë sport. Por akoma nuk kam fituar Grand Prix Britanik dhe nuk jam ngjitur ende në podiumin e Silverstone. Këtë vit do bej të pamundurën për ta arritur. Nuk po them që do fitoj padyshim, sepse nuk mund të thuash diçka të tillë në sport, por nëse ia arrij do të kompletoj setin e fitoreve të mia nga Formula 1 dhe do ta konsideroj si triumfin tim të Kupës së Botës”, – thotë Button.

"F1 është tepër konkurruese këtë sezon dhe është e vështirë të parashikosh se cili ekip do të kalojë nga një garë në tjetrën” vijon Button.

"Për të fituar në F1, shton ai, duhet ti mundesh të gjithë, duke përfshirë edhe shokun e ekipit. Lewis është një pilot i mrekullueshëm dhe ne kemi një marrëdhënie shumë të mire me njëri tjetrin, por gjithsesi unë dua ta mund ashtu si këdo tjetër kur jemi në pistën e garës. Unë nuk dua thjesht një britanik për të fituar në Silverstone, une dua që ai anglez të jem unë” – u shpreh Jenson.

Formula 1, transmetohet në Shqipëri ekskluzivisht nga Top Channel dhe ky transmetim mundësohet nga Vodafone, gjiganti botëror i telekomunikacioneve që është njëkohësisht dhe sponsor i ekipit McLaren.

o.sh/r.n/NOA

KOMENTE