Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukes: Mosshlyerja E Detyrimeve, Pengon Procesin E Legalizimit
English

Kukes: Mosshlyerja E Detyrimeve, Pengon Procesin E Legalizimit

KUKES, 7 korrik /ATSH, R.Hoxha./- Procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje në qarkun e Kukësit edhe pse po shkon drejt përfundimit, po përballet me mosshlyerjen e detyrimeve nga personat që kanë objekte në legalizim, ndërsa përgjatë autostradës së re, kanë nisur ndërtime të paligjshme. "Ka përfunduar dokumentacioni i legalizimit nga 1998 personat që kanë kërkuar legalizimin e banesave të banimit dhe biznesit privat, por problem mbetet shlyerja e detyrimeve fiskale prej tyre", tha sot për ATSH-në, drejtori i zyrës rajonale të legalizimeve, Zenel Kastrati. Në qarkun e Kukësit janë 1998 ndërtime informale gjithsej, për të cilat është plotësuar dokumentacioni,. ndërsa janë dixhitalizuar rreth 1300 prej tyre. "Procesi do të përfundojë brenda muajit shtator", tha Kastrati. Por ndërsa regjistrimi dhe evidentimi i ndërtimeve pa leje ka përfunduar, përgjatë autostradës së re po vihet re fenomeni i ndërtimeve të reja pa leje. "Asnjë prej ndërtimeve përgjatë autostradës nuk do të hyjnë në proces legalizimi jo vetëm se shkaktojnë problem sociale, por edhe janë ndërtime jashtë ligjit", thotë Kastrati. Problem mbeten edhe ndërtimet në zonat rurale, ku nuk ekziston ndonjë kontroll ndaj tyre. Kryetari i këshilit të qarkut Shefqet Bruka thotë se "ende ndërtimet në këto zona janë të pakontrollueshme", duke pranuar nevojën që ato të vihen nën kontroll, edhe pse mungojnë specialistët. Aktualisht, ndërtimet në zonat rurale mbartin rrezikun e rrëshqitjes së tyre, për të cilin buxheti i shtetit ka shpenzuar gjatë këtyre 10 viteve miliona lekë./n.m/
KOMENTE