Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani: Ligji Per Faljen, I Mbeshtetur Në Standartet Europiane
English

Nishani: Ligji Per Faljen, I Mbeshtetur Në Standartet Europiane

EUROPIANE -Flet për ATSH-në, ministri i Drejtësisë Bujar Nishani- TIRANË, 7 Korrik/ATSH/Andi Myrte/- Ligji për "Faljen", mbështetet në standartet më të mira europiane, vlerësoi sot në një intervistë për ATSH-në, ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani vetëm pak ditë pas miratimit të tij nga Parlamenti Shqiptar. Sipas ministrit Nishani, qëllimi i këtij ligji ishte përmirësimi i kuadrit ligjor dhe përafrimi i tij me standartet e BE-së. "Ligji për "Faljen" erdhi si nevojë e rinovimit të ligjit aktual, i cili ishte i vjetëruar dhe i papërshtatshëm për rrethanat dhe kërkesat e kohës. Institucioni i "Faljes" përfitohej mbi bazën e një ligji që i përkiste kohës së diktaturës vitit 1981, ndërkohë që sot, ka ndryshuar tërësish vizioni dhe këndvështrimi që institucionet shqiptare kanë për riintegrimin e personave me liri të kufizuar", tha Nishani. Kreu i ministrisë së Drejtësisë, duke e cilësuar ligjin si tepër të rendësishëm, theksoi se, ai nuk cënon kompetencat e Presidentit të Republikës që ka Tagrin për Faljen, ndërsa do ta bëjë më të drejtë dhe më transparent procesin. "Natyrisht, që nuk kemi të bëjmë me marrjen, apo dhënien e kopetencave të Ekzekutivit. Përkundrazi, vihet një element që ka të bëjë me ndihmën që Ekzekutivi i ofron Presidentit të Republikes, i cili është i vetmi institucion që ka Tagrin e Faljes", nënvizoi ministri Nishani. Sipas tij, Presidenti, ka nevojë për dy shtylla ku të mbështetet në marrjen e një vendimi sa më të drejtë në kriteret dhe rrethanat, të cilat tashmë janë qartësisht të përcaktuara në ligj dhe burimi më i saktë i informacionit për Presidentin është Ministria e Drejtësisë, e cila disponon të gjitha burimet për vendimet gjyqësore të subjekteve që bëjnë pjesë në Falje si dhe praktikën e sjelljes së të dënuarve. "Ky përcaktim ligjor e bën procesin të drejtë dhe transparent", theksoi ministri Nishani. Ai e konsideron këtë ligj një "risi" përsa i takon standartit në frymën evropiane. Më tej, ministri Nishani sqaron dhe kriteret ndaluese të ligjit për "Faljen". "Ligji ka një Nen që parashikon kriteret ndaluese. Në draftin e Qeverisë parashikohej përjashtim për personat e dënuar për genocid dhe krime kundër njerëzimit. Por gjatë diskutimeve në Parlament u pa e nevojshme dhe u pranua shtimi i disa kritere të tjera, si atyre për organizata kriminale, trafikim të fëmijëve dhe femrave. Persona të përfshirë në këto krime nuk mund të kenë të drejtën për të përfituar Faljen", tha Nishani. Duke bërë të ditur se falja bazohet në institutin e mëshirës, që nuk është normë juridike, e cila përfshin domosdoshmërisht grupe të mëdha individësh, ministri i Drejtësisë gjykon se ndaj nuk duhet të konfondohet me amnisitinë. "Instituti i Faljes është një akt individual në doren e Presidentit te Republikes, i cili ia atribuon një individi të caktuar", tha ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani./n.m/
KOMENTE