Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama-Netanjahu: Ta ndalim së bashku Iranin
English

Obama-Netanjahu: Ta ndalim së bashku Iranin

Uashington, 7 Korrik, NOA – Hapat globalë për të ushtruar trysni ndaj Iranit që të ndryshojë kursin e programit të tij bërthamor, ka qenë një nga temat kryesore të bisedimeve mes presidentit amerikan, Barak Obama dhe kryeministrit izraelit, Beniamin Netanjahu.

Ndërkaq, në tryezën ovale ata kanë diskutuar edhe mbi përpjekjet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve.

Sa i përket debatit për Iranin, presidenti Obama i cilësoi sanksionet e Kombeve të Bashkuara si më të ashprat ndonjëherë që synonin qeverinë iraniane dhe theksoi sanksionet e reja të njëanshme amerikane që ai i nënshkroi në ligj dhe që synojnë nevojat iraniane të rafinerisë së naftës dhe sektorin energjetik.

Obama tha se shpresonte se këto veprime dhe të tjera të ngjashme që priten në muajt në vazhdim do tu mbushin mendjen udhëheqësve iranianë që të ndryshojnë drejtimin.

Duke i quajtur armët bërthamore iraniane si kërcënimin e ri më të madh në horizont, Netanjahu bëri thirrje që edhe vendet e tjera të vënë sanksione të forta që synojnë sektorin energjetik iranian.

Duke folur për gazetarët nga zyra ovale, presidenti Obama theksoi se e kishte siguruar kryeministrin Netanjahu se nuk ka patur ndryshim të politikës amerikane dhe se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara ndaj sigurisë së Izraelit.

“Duke patur parasysh madhësinë, historinë, rajonin ku gjendet dhe kërcënimet me të cilat përballet, Izraeli ka kërkesa të veçanta sigurie, dhe duhet të jetë në gjendje të reagojnë ndaj kërcënimeve apo një kombinimi kërcënimesh në rajon. Ndaj kjo është arsyeja që jemi të palëkundur në angazhimin tonë për sigurinë e Izraelit dhe Shtetet e Bashkuara nuk do t’i kërkojnë kurrë Izraelit që të ndërmarrë ndonjë hap që nënvlerëson interesat e tij të sigurisë”, u shpreh ai.

n.e/NOA

KOMENTE