Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papandreu: Ishujt Grekë Nuk Shiten
English

Papandreu: Ishujt Grekë Nuk Shiten

ATHINË, 7 korrik /ATSH-MIA/ - Ishujt e Greqisë nuk do të shiten në asnjë mënyrë, pasi janë burim i të ardhurave që ne kërkojmë t'i shfrytëzojmë, deklaroi kryeministri grek, Jorgos Papandreu në një intervistë për televizionin italian "Rai Uno". Me anë të kësaj deklarate, Papandreu mohoi spekulimet e publikuara nga gazeta britanike "The Guardian", sipas së cilës Greqia do të shiste disa ishuj për shkak të krizës së rëndë në të cilën ndodhet vendi ballkanik. "Greqia duhet të ndryshojë ekonominë e saj në mënyrë radikale dhe secili që do të blejë obligacione shtetërore duhet të jetë i sigurt se ka bërë një investim të sigurt", theksoi Papandreu në intervistën për "Rai Uno"-n./ a.jor.
KOMENTE