English

Policia e Kosovës kryen bastisje dhe disa arrestime

Prishtinë, 7 Korrik, NOA - Policia e Kosovës ka realizuar një sërë bastisjesh në zona të ndryshme të saj, duke nisur nga Ferizaj dhe Peja, me pesë të tilla.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke konfirmuar se gjatë bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar 1 revole - TT 7. 62 mm me një karikator me 5 fishekë, 1 revole lanser, 1 pushke gjuetie dhe një kartmonedhë 50 Euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Ndërkaq, policia e Kosovës ka arrestuar edhe tre persona për dhënie të parave me fajde, me inicialet përkatëse A. H., A. S. dhe A. S.

Ndërsa u janë gjendur në cilësinë e provave materiale edhe shumat e 9255 Eurove, 680 frangave zvicerane, 20 dollarë dhe 600 denarë maqedonas.

Të gjithë të ndaluarve u është komunikuar masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa është duke u përgatitur edhe lënda përkatëse ndaj tyre për t’u dërguar në gjykatën përkatëse.

n.e/NOA

KOMENTE