English

Policia: Ekstradohet Nga Gjermania Nje 32-Vjeçar, I Dënuar Me 10 Vjet Burg Për Tentativë Vrasje

TIRANË, 7 Korrik/ATSH/- Një 32 vjeçar, i dënuar me 10 vjet burg për tentativë vrasje u ekstraduar sot nga Gjermania. Policia e Shtetit bëri të ditur sot se "Zyra e Interpol Tiranës realizoi ekstradimin nga Frankfurti/Gjermani, drejt vendit tonë të shtetasit Altin Kujofska, 32 vjeç nga Tirana". Sipas saj, ky shtetas është dënuar në vitin 2005 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 10 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të "Vrasje me paramendim në bashkëpunim" e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtjes pa leje". Kujofska në bashkëpunim me një person tjetër të paidentifikuar, për motive të dobëta tentuan të vrasin me armë zjarri shtetasin Artan L. në vitin 2004 në Tiranë. Arrestimi dhe me pas ekstradimi i tij, u mundësua nga bashkëpunimi i Interpol Tirana me autoritetet policore në Gjermani. /a.m//a.ke/
KOMENTE