Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarandë: Osbe, Tryeze Pune Policimin Ne Komunitet
English

Sarandë: Osbe, Tryeze Pune Policimin Ne Komunitet

SARANDË, 7 Korrik/ATSH-Telnis Skuqi/ - Bashkëpunimi qytetar-polici për forcimin e rendit dhe sigurisë ishte në qendër të tryezës me temë "Policimi në komunitet", organizuar sot nga Prezenca e OSBE në Shqipëri në hotel "Butrinti" në qytetin e Sarandës. Cloas Nos, këshilltar i lartë për policimin në strukturën e OSBE, nënvizoi disa momente të përfshirjes së komuniteti në çështje të rendit dhe sigurië publike, si dhe për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit midis policisë dhe komunitetit. Shefi i komisariatit të policisë në Sarandë, Besim Palamani kërkoi mbështetjen e komunitetit, pasi Policia nuk mund t'ia dalë e vetme të kryejë detyrat e veta, pa patur mbështetjen e tij. Në këtë kontekst, "filozofia e policimit në komunitet, për vetë veçorinë e Sarandës ka spektër shumë më të gjerë, pasi përfshin jo vetëm popullsinë me banim të përhershëm, por edhe ata rezidentë, pushuesit dhe turistët", tha ai. Raste të shumta të bashkëpunimit insitucional me policinë solli në tyrezë nënprefekti Gjergji Mano, duke veçuar sidomos ato të luftës antitrafik, kundër kultivimit apo trafikimit të drogave."Policimi në komunitet pakëson edhe frikën nga krimi", u shpreh Mano. Lidhur me mënyrën e bashkëpunimit mes policisë dhe komunitetit, ai vlerësoi se organizimi duhet të ndryshojë dhe të shkojë paralelisht me ndryshimet që ka pësuar si familja në strukturën e vet, ashtu edhe shkolla shqiptare vitet e fundit. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka vërejti se "Policia sot ka fituar etikë, inteligjencë dhe qytetari". Në këtë drejtim ai renditi faktin se falë kësaj klime, vjet erdhën 400 mijë turistë në Sarandë, ndërsa deri tani ka një rritje 12-13% të numrit të tyre. Kjo tregon se "rendi dhe siguria janë bërë punë e policisë, insitucioneve shtetërore, biznesit turistik dhe qytetarit", tha Gjoka./n.m/
KOMENTE