English

Shokohet opinioni publik, Arqipeshkvit i gjenden foto vajzash të përdhunuara

Zbulohen dokumentet e arqipeshkvit Dutroux në Belgjikë, pedofilit të dënuar përjetësisht

Belgjikë, 7 Korrik NOA - Gjatë kërkimeve ndaj arqipeshkvit belg të Mechelen, hetuesit kanë sekuestruar dhe materiale fotografike që kanë të bëjnë me Mark Dutroux, pedofili që është i dënuar me burgim të përjetshëm, pasi rrëmbeu dhe përdhunoi gjashtë vajza, nga të cilët vrau katër.

Ky zbulim u bë para dy javësh, më 24 qershor. Ndërkohë që sot, ish-kryepeshkopi i kishës belge Kardinali, Godfried Danneels, u pyet përsëri, zëdhënësi i peshkopëve thotë i habitur: “Ne nuk dimë asgjë në lidhje me këto fotografi”.

Brenda dosjes janë gjetur dhjetëra fotografi të vajzave të vogla Melissa dhe Julie, një zbulim, i cili i përket atij të përbindëshit të Marcinelle. Nga ana e saj, kisha belge është befasuar nga ky progres i hetimeve, duke vënë në dukje se gjatë kërkimeve askush nuk i ka përmendur këto dokumente.

“Unë kam qenë marrë vetë në pyetje - shton një zëdhënës i peshkopëve, Eric de Beukelaer - dhe asnjëherë nuk kam dëgjuar për këto dokumente. Ky vend është shumë i madh dhe janë të shumta dokumentet e dërguara, por unë nuk di asgjë. Duhet të tregojmë tepër kujdes”. Ka qenë pikërisht kjo mënyrë hetimi, me konfiskimin e celularëve të pranishëm dhe hapjen e varreve të dy kryepeshkopëve që në ditët e fundit kanë gjetur dhe lidhjen me Vatikanin.

r.b/NOA

KOMENTE