Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spanja mund me një gol të vetëm Gjermaninë, shkon në finale
English

Spanja mund me një gol të vetëm Gjermaninë, shkon në finale

Afrikë e Jugut, 7 Korrik 2010 NOA – Mesa duket “profecia” e oktapodit “orakull” që jeton në Gjermani, ka dalë, sepse ekipi i Gjermanisë u mund mbrëmjen e sotme nga Spanja ndonëse me rezultatin e ngushtë 1-0.

Ndeshja që sapo ka përfunduar, nxori të trishtuar ekipin gjerman por dhe miliona tifozë në mbarë botën, shumë prej të cilëve në Shqipëri, të cilët përjetuan një humbje që i mban larg nga finalja e madhe e Botërorit Afrika e Jugut 2010.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e 73-të nga Puyol. E gjithë ndeshja u karakterizua nga furi aksionesh të spanjollëve që qëndruan shumë herë te porta gjermane, por arritën ta “çajnë” atë, një herë të vetme, në mesin e pjesës së dytë.

Formacionet e skuadrave:

GJERMANIA (4-5-1): 1 Neuer; 3 Fiedrich, 17 Mertesacker, 20 Boateng, 16 Lahm; 6 Khedira, 7 Schweinsteiger, 15 Trochowski, 8 Oezil, 10 Podolski; 11 Klose. (12 Wiese, 22 Butt, 14 Badstuber, 5 Tasci, 2 Jansen, 4 Aogo, 21 Marin, 18 Kroos, 23 Gomez, 9 Kiessling, 19 Cacau). Trajner.: Loew.

SPANJA (4-4-2): 1 Casillas; 15 Sergio Ramos, 3 Piquè, 5 Puyol, 11 Capdevila; 16 Busquets, 8 Xavi, 14 Xabi Alonso, 6 Iniesta; 18 Pedro, 7 Villa. (4 Marchena, 10 Fabregas, 12 Valdes, 13 Mata, 17 Arbeloa, 19 Llorente, 20 Martinez, 21 Silva, 9 Torres, 22 Navas, 23 Reina). Trajner: Del Bosque.

r.n/NOA

KOMENTE